Sfidë ministrisë, kthehen në punë 5 mjekët ligjorë
Gjykata kthen në punë ekspertët mjeko-ligjorë të pushuar nga puna një vit më parë.
Fatos Mahmutaj
Të shkarkuarit pas publikimit të një raporti kontrolli, që i gjente me shkelje për ekspertizat e lirimit të të burgosurve, tashmë kanë në xhep vendime gjyqësore, me të cilët përfitojnë pagën e plotë që nga momenti i pushimit nga puna, dëmshpërblimet për këto paga, madje disa prej mjekëve kanë fituar me vendim gjykate, edhe të drejtën për t’u rikthyer sërish në punë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Menjëherë pas pushimit kolektiv nga puna më 7 gusht të vitit të kaluar mjekët ligjorë, ndoqën procedurat administrative, duke iu drejtuar fillimisht kreut të institucionit, Besim Ymaj, dhe më pas ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Ilir Rusmali, por i pari u komunikoi shkarkimin, ndërsa i dyti refuzoi t’i priste. Pas kësaj, secili nga mjekët në mënyrë individuale ankimoi në gjykatë vendimin e pushimit nga puna, duke kërkuar dëmshpërblim për pagën, vjetërsinë dhe mosrespektimin e kohës e proceduarve të tjera ligjore të shkarkimit. Ndërsa disa prej mjekëve kërkuan edhe rikthimin sërish në punë.
Gjyqet
Nga tetë prej mjekëve të shkarkuar një vit më parë nga puna, 5 prej tyre tashmë kanë fituar proceset gjyqësore, njëri ndodhet ende në gjykim, ndërsa për dy të tjerët nuk dihet nëse i janë drejtuar gjykatës. Dosjet e pesë mjekëve, që kanë fituar në Shkallë të Parë tashmë ndodhen në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit, ku janë dërguar pas ankesave të palës humbëse, Institutit të Mjekësisë Ligjore. Këto dosje pritet të shqyrtohen pas kthimit të togave të zeza nga pushimet verore, dhe nëse vendimet do të lihen në fuqi, ose do të ndryshohen në favor të paditësve, atëherë Ministrisë së Drejtësisë do t’i duhet t’i rikthejë sërish në vendet e punës. Gjatë vitit të kaluar, menjëherë pas pushimit nga puna të 8 ekspertëve, Instituti i Mjekësisë Ligjore thuajse u shkri, pasi në të mbetën në punë shefi, një mjek dhe dy mjekë stazhier-praktikantë. Kjo bëri që për pak kohë të paralizohej puna në këtë institucion, ndërsa pak javë më vonë në vendet bosh të ekspertëve të shkarkuar u emëruan mjekë të tjerë.
Shkarkimi
Tetë ekspertët mjeko-ligjorë Suzana Lika, Ermira Kurti, Arben Lloja, Asqeri Xhani, Gramoz Ylli, Anesti Vako, Shkëlqim Korbi dhe Latif Fjolla u shkarkuan më 7 gusht të vitit të kaluar. Shkak për shkarkimin e tyre nga detyra u bë një raport i përpiluar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, të cilët për dy javë në muajt maj dhe qershor të vitit të kaluar “krehën” dokumentacionin e Mjekësisë Ligjore. Ekspertët u akuzuan në raportin që u bë publik për mediat se kishin falsifikuar ekspertizat, që kanë të bëjnë me lirimin nga qelia të disa të burgosurve për arsye shëndetësore. Sipas ministrisë, mjekët kishin falsifikuar ekspertizat duke shënuar në to fakte të rreme, në bazë të të cilave mjaft të dënuar, përfshi edhe ata për trafiqe e vrasje rifituan lirinë. Menjëherë pas publikimit të këtij raporti Ministria e Drejtësisë pohoi se, do të kryente kontrolle të ngjashme edhe në dokumentacionin e burgjeve, gjykatave dhe Prokurorisë. Pas kontrollit të ushtruar në gjykata, ministri i Drejtësisë pritet të propozojë në KLD nisjen e procedimit disiplinor për disa gjykatës. Pas verifikimit rast pas rasti të të dënuarve të liruar ka rezultuar se, një pjesë e tyre kanë vdekur menjëherë pasi kanë fituar lirinë, duke bërë që personat e akuzuar për falsifikim të ekspertizave të përjashtohen nga përgjegjësia.
Mjekët ligjore
Suzana Lika
ka fituar gjyqin
Ermira Kurti
ka fituar gjyqin
Arben Lloja
ka fituar gjyqin
Asqeri Xhani
ka fituar gjyqin
Anesti Vako
ka fituar gjyqin
Gramoz Ylli
në proces gjyqësor
Shkëlqim Korbi
Latif Fjolla