Sekseri i pronave “fundos” 3 zyrtarët
Personazhi i akuzuar si sekser i zyrtarëve të arrestuar të Hipotekës, “tradhton” personat me të cilët ka bashkëpunuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë mbi trojet e tokave në Tiranë.
Trazhgim Sokolaj
Veiz Senko, njëri nga gjashtë të arrestuarit e operacionit antikorrupsion të koduar “Furtuna”, ka dhënë sqarime të hollësishme për Prokurorinë, lidhur me mënyrën se si pranoheshin dokumentet e falsifikuara dhe ryshfeti për të regjistruar në Hipotekë trojet e tokave të vjedhura me mbivendosje. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave deklarimet e dhëna nga sekseri Veiz Senko, janë provat më të forta që mbajnë në burg tre zyrtarët e arrestuar të Hipotekës: Artan Mehmeti, 41 vjeç, Ramiz Hykaj, 42 vjeç dhe Enton Babameto, 33 vjeç, të tre specialistë në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Sipas deklarimeve të dhëna para hetuesve nga Veiz Senko, ai ka pranuar se ishte personi që mbante kontaktet me qytetarët që ishin të interesuar për regjistrimin e trojeve dhe pronave në Hipotekë. Sekseri ka pranuar se merrte dokumentet nga qytetarët e interesuar dhe i paraqiste sipas rastit, tek njëri nga specialistët e arrestuar të Hipotekës. Pasi këta të fundit verifikonin madhësinë dhe vendndodhjen e truallit që do të regjistrohej, caktonin edhe shumën e ryshfetit që duhej të paguante i interesuari për regjistrimin e pronës. Nga procesverbalet e deklarimeve të sekserit të zyrtarëve, të cilat ndodhen në dosjen penale të abuzimit me pronat në Tiranë, mësohet se në dy raste, specialistët e Hipotekës kanë marrë 35 mijë euro ryshfet për të regjistruar dy troje me rreth 15 mijë metra katrorë sipërfaqe secili. Paratë janë paguar nga “pronarët” e tokës tek Veiz Senko, i cili pasi mbante 5 mijë euro për vete, shumën tjetër ua ndante specialistëve të Hipotekës, nga 10 mijë euro secilit prej tyre, për çdo rast të regjistrimit të pronave. Sipas hetimeve të Zyrës Task-Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, abuzimi i tre specialistëve të arrestuar të Hipotekës, nuk qëndron vetëm tek fakti se ata kanë marrë ryshfet për të regjistruar dhjetëra mijëra metra tokë në emra të personave që nuk ishin pronarët e vërtetë, por edhe në faktin se pronat janë mbivendosur. Kjo do të thotë se për një truall toke të regjistruar në Hipotekë në mënyrë të rregullt në emër të pronarit të vërtetë, specialistët kanë bërë mbivendosje duke regjistruar të njëjtën pronë në emër të personave të tjerë. Burimet e Prokurorisë thonë se një abuzim i tillë mund të realizohet vetëm nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Për këtë shkak ndaj tre specialistëve të arrestuar të Hipotekës, Prokuroria veç akuzës për “korrupsion pasiv” u atribuon atyre edhe veprën penale “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.
Pronat, përgjimet ndaj sekserit “dogjën” gjashtë të arrestuarit
TIRANE – Informacionet operative që kishte siguruar policia dhe Prokuroria, tregonin se Veiz Senko ishte personi kyç në mitmarrjen nga qytetarët dhe regjistrimin e pronave me mbivendosje në zyrën qendrore të Hipotekës në Tiranë. Nisur nga ky fakt, të gjitha telefonatat e Veiz Senkos, gjatë aktivitetit që ai akuzohet se ka kryer, janë mbajtur në përgjim. Në këtë mënyrë, Prokuroria ka arritur të dokumentojë të gjitha rastet kur qytetarët interesoheshin për regjistrimin e pronave në Hipotekë, momentet kur ata ofronin ryshfet, madje edhe pohonin se dokumentet i kishin false e deri te bisedat e sekserit me zyrtarët e Hipotekës, të cilët kërkonin konfirmim nëse ryshfeti ishte dorëzuar e më pas regjistronin pronat e vjedhura. Me këto fakte të mbledhura gjatë përgjimeve telefonike dhe ambientale është ballafaquar i pandehuri Veiz Senko pas arrestimit dhe duket se ky ka qenë shkaku pse ai është detyruar të pohonte episodet kriminale, që ishin zbardhur nga përgjimet. Të akuzuarit duket se i ka mbetur vetëm të konfirmonte se, pasi kishte hyrë në kontakt me personat që jepnin ryshfet, dorëzonin dokumentet dhe më pas ato merreshin nga zyrtarët e Hipotekës, të cilët pasi përfitonin 10 mijë euro mitmarrje secili, bënin regjistrimin e truallit në Hipotekë. Në disa raste, ata janë bazuar mbi dokumente false si vendime të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të bërë regjistrimin e trojeve të ndryshme në Tiranë. t.s