E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baton triumfon sërish në çmimin e Madh të Spanjës

Madrid - Xhenson Baton arriti të triumfonte në çmimin e madh të Spanjës, duke fituar garën e radhës në Formula 1. Ky është triumfi i katërt në këtë sezon për pilotin e skuterisë Grawn GP.

Pas vetes Baton la shokun e tij të skuadrës, Rubes Barrikelon. Në vendin e tretë u rendit Mark Veber i Red Bullit.

Pas pesë garave të para, në krye të klasifikimit qëndron Xhenson Baton me 41 pikë. Në vendin e dytë Barrikelo me 27, dhe Vetel në vendin e tretë me 23 pikë.

Brawn-Mercedes qëndron në krye të skuterive me 65 pikë, e ndjekur nga RBR-Renault me 38.5 dhe Toyota me 26.5 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›