E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvërneci pa drita, Vlora pa sinjal TV

 

VLORE - Vidhet kablli elektrik, mbetet pa drita zona e Zvërnecit, ndërsa pa sinjal televiziv gjithë qyteti i Vlorës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e deshëm. Policia nisi hetimet, por ende nuk ka përgjegjës të identifikuar. “Linjat kryesore elektrike janë vjedhur duke lënë në terr të gjitha banesat, por edhe pikat qendrore të antenave të sinjaleve televizive” bënë të ditur burime të policisë. Dyshohet se rritja e çmimit të bakrit në pikat e mbledhjes së hekurishteve ka shkaktuar edhe ngjarjen. Kablli nuk është zëvendësuar ende duke lënë në terr Zvërnecin dhe pa sinjal televiziv Vlorën. Dje është shënuar edhe zjarri i parë në rrethin e Vlorës për këtë sezon. Flakët rrezikuan pishat në afërsi të Pyllit të Sodës. Sipas policisë, zjarri i shkaktuar nga persona të paidentifikuar ka bërë që rreth 5 hektarë të përfshihen në flakë. Banorë të Zvërnecit njoftuan zjarrfikëset  të cilat arritën të lokalizonin ngjarjen. Dyshohet se zjarri është shkaktuar në momentin e prerjes së ndonjë kablli elektrik.                          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›