Pagat e reja për të gjithë punonjësit e SHISH-it
Zbardhet tabela në lekë sipas nivelit që ata kanë në këtë strukturë
Laureta Rryçi
Tiranë - Punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror këtë muaj do të marrin një pagë më të lartë. Këshilli i Ministrave ka miratuar vetëm pak kohë më parë rritjen prej 20 për qind të të gjitha pagave të kësaj strukture pavarësisht nivelit që ata janë. Ky vendim pritet të zbatohet në fund të muajit korrik. Gazeta “Albania” zbardh tabelën e plotë me të gjitha pagat e ndryshuara sipas klasifikimit që i janë bërë nga specialistët e Ministrisë së Financave. Sipas këtij vendimi struktura e SHISH-it është ndarë në punonjës mbështetës, të nivelit zbatues, drejtues dhe të mesëm. Rritje page është parashikuar edhe për inspektorët e Përgjithshëm të këtij institucioni.
Rritja
Shërbimi Informativ Shtetëror pritet të ketë një rritje pagash prej 20 për qind. Drafti i përgatitur në fillim të këtij viti tashmë ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave dhe pritet që të kalojë dhe procedurat në Fletoren Zyrtare. Pas rritjes së pagave të shumë punonjësve të administratës, tashmë po mendohet edhe për vlerësimin e “spiunëve” shqiptarë. Burimet pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se specialistët e Drejtorisë së Financave dhe të Personelit bashkëpunuan për përgatitjen e këtij një drafti për rritjen e pagave të të gjithë punonjësve të
Shërbimit Informativ Shtetëror. Në këto kushte, shtesa është parashikuar të jetë me vlerë 20 për qind e pagës bruto, duke përfshirë gjithë punonjësit e saj, që nga drejtuesit e deri tek agjentët, apo administrata.
Përjashtimet
Burimet shpjegojnë se rritja e pagës nuk përfshin fondet për bashkëpunëtorët, apo fonde të tjera, të kërkuara më parë edhe nga drejtuesit e shërbimit sekret. Kohë më parë, vetë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, u ka kërkuar deputetëve shqiptarë një shumë prej 500 milionë lekësh të reja, të cilat, sipas titullarit të institucionit të inteligjencës, janë të domosdoshme që shërbimi sekret shqiptar të përballojë sfidat e reja.
Tab.
Nr. Klasifikimi Paga bazë mujore për klasë në lekë Shtesa për vjetërsi në % Shtesa për gradë në %
1 2 3 4 5 6
I Punonjës mbështetës I.1 18000 1% 2%
I.2 21000 1% 2%
I.3 24500 15 3%
I.4 27500 1% 5%
I.5 36000 1% 6%
I.6 37000 1% 6%
II Punonjës të nivelit zbatues II.1 41000 1% 12%
II.2 44000 1% 14%
II.3 46000 1% 14%
III P. të nivelit të mesëm drejtues III.1 49000 1% 14%
III.2 51.000 1% 14%
IV P. të nivelit të lartë drejtues IV.1 55000 1% 20%
IV.2 63000 1% 20%
Jashtë klasifikimit Inspektor i Përgjithshëm SHISH 12.4000 0% 0%
Gjykata e Lartë, liri për Zaim Tafën i akuzuar për trafik droge
Tiranë - Gjykata e Lartë ka liruar nga burgu Zaim Tafën, i cili u arrestua pas një operacioni ku u sekuestruan 40 kilogramë heroinë. Tafa ka qëndruar vetëm 2 muaj dhe 2 javë në qeli por për mungesë provash gjykata supreme e ka lënë atë të lirë. Vendimi i Gjykatës së Lartë ka ardhur krejt papritur për Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pritet të shkaktojë debate mes dy institucioneve. Gjykata e Lartë, pritet të zbardhë edhe argumentimin e vendimit për lirimin e Zaim Tafës, pronar i një lokali të njohur në Fier, por paraprakisht thuhet se mungojnë provat për t’i mohuar lirinë atij. Arrestimi i Tafës u krye pas hetimeve disa mujore dhe prokurorët këmbëngulin se kanë prova për përfshirjen e tij në këtë çështje, mes të cilëve edhe filmime ku ndiqet itinerari që përshkoi heroina deri në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Pikërisht këtu policia kapi fillimisht, duke tentuar për të kaluar në Greqi me 80 pako heroinë, çiftin gjerman Franc e Rexhina Kiacsek. Ndërkohë që bashkëkombësi i tyre Daniel Englert u kap në Rinas, ndërsa dy fieraket Zaim Tafa e Alban Pëllumbaj duke pirë kafe në lokalin e tyre në Fier.
Emigrantët vijnë për pushime, prishet dhe riparohet pas 6 orësh kompjuteri në Kakavijë
Kakavijë - Në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë po vazhdon normalisht qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve, mbas një ndërprerje mbrëmjen e djeshme për shkak të një defekti kompjuterik në palën greke. Aktualisht, situata në të dyja anët e kufirit është normalizuar plotësisht dhe deri në orën 09:30 kanë hyrë në territorin shqiptarë 1500 emigrantë. Qindra emigrantë shqiptarë që vijnë në atdhe për pushimeve verore u bllokuan mbrëmë deri në orët e para të ditës së martë në pikën doganore greke. Burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës pohuan se 30 autobusë dhe 150 automjete të vogla kanë qëndruar në doganën greke prej orës 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të së martës.“Kjo anomali u shkaktua për shkak të një defekti të rëndë në sistemin kompjuterik në doganën greke”, -thanë burime nga Policia e Gjirokastrës. Të njëjtat burime saktësuan se radha e pritjes ishte mbi 300 metra, por gjithçka është normalizuar pas orës 06:00, kjo fal ndërhyrjes së specialistëve të ardhur nga qyteti i Janinës, të cilët bënë të mundur normalizimin e sistemit kompjuterik.
Afrimi i sezonit të pushimeve ka nisur të shfaqet me një fluks të madh hyrjesh të emigrantëve të vendin tonë, në portet apo edhe pikat kufitare kryesore të vendit. Sipas të dhënave për, vetëm në portin e Durrësit kanë hyrë 4500 emigrantë dhe 980 automjete.
Interpoli: Shqipëria më shumë kërkesa se çdo vend për arrestimin e të kërkuarve
Tiranë - Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit me qendër në Lion të Francës, gjatë një konference për shtyp në Tiranë ka deklaruar se Shqipëria renditet në vendet e para të botës për kërkesat e saj për arrestimin e personave të kërkuar nga drejtësia. Roland Noble tha se edhe pse puna e policisë është e mirë dhe se ka gjithmonë të dhëna për vendndodhjen e krimineleve, duke arritur arrestimet, ekstradimet e tyre kanë procese vërtetë të ngadalta, duke ia lënë përgjegjësinë drejtësisë shqiptare. “Për Interpolin, e rëndësishme është të dijë cilët janë dhe ku ndodhen personat e kërkuar. Dhe Interpol Tirana renditet në vendet e para në nivel botëror për kërkesat për kapjen e kriminelëve. Aktualisht pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar, por në këtë pikë gjërat ngadalësohen dhe procesi i ekstradimit është vërtetë i ngadaltë”, -theksoi Noble. Ai ka deklaruar se ka diskutuar me kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshëm, Nishani, për përzgjedhjen e oficerit të kontaktit që duhet të fillojë nga puna në selinë qendrore të Interpolit.
Durrës, pushuesit kosovarë “pre” e hajdutëve, po iu vidhen edhe makinat
Kanë ardhur për të pushuar por nuk ndihen të sigurt teksa janë në shënjestrën e hajdutëve. Jo në pak raste pushuesit kosovarë bien pre e vjedhësve në plazh. Disa vjedhje janë raportuar ditët e fundit në plazhin e Durrësit, dhe policia ka vënë në pranga vetëm një prej autoreve. Nuk ka asnjë të dhënë për vjedhësin e makinës së një shtetasi kosovar, të cilit duket se ia kanë “dalë për hundësh” ditët e bukura me diell në Shqipëri. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se një pushuesi nga Mitrovica i kane vjedhur automjetin e parkuar para vendpushimit të tij te Shkëmbi i Kavajës. Pushuesi 49-vjeçar, Bedri Latifi, nga Mitrovica dhe me banim ne Suedi ka denoncuar në Policinë e Durrësit “zhdukjen” pa gjurmë të automjetit të vet “Mercedes Bens” me targe RXS 445. Pas denoncimit, policia u vu në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorin e vjedhjes së ndodhur, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tij. Ndërkaq, një kuçovar është kapur duke vjedhur një pushues kosovar. Burimet zyrtare referojnë se një ditë më parë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nikollaq Lici, 52 vjeç nga Kuçova, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë për arsye se në sektorin Teuta të plazhit të Durrësit është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë gjatë kohës që i ka vjedhur portofolin me një sasi prej 400 eurosh shtetasit nga Kosova Mehdi S., 62 vjeç. Ndaj tij kanë nisur hetimet për vjedhje, ndërkohë që numri i vjedhjeve që raportohen në plazh ka njohur rritje ditët e fundit.
15 Korrik 2009