E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroinë në doganë, dy të arrestuar

 

POGRADEC- Një person nga Tirana dhe një maqedonas u arrestuan në doganën e Qafë Thanës, pasi u gjet në bagazhet e tyre një sasi pluhuri i bardhë që dyshohet të jetë heroinë. Arrestimi i Besnik Hoxhës, 40 vjeç, dhe Nexha Kaba, 39 vjeç, nga Maqedonia, u realizua në orët e vona të së hënës. Sipas policisë, ata janë tregtarë mallrash. Blutë iu kanë kërkuar në momentin kur do të kalonin kufirin t’ju kontrollonin bagazhin, nga ku u konstatua edhe pluhuri i dyshimtë. “Në çastin që u arrestuan vinin nga Maqedonia në vendin tonë me mjetin me targë OH 127 IH. Pluhuri kishte një peshë prej 211 gramë dhe ishte mbështjellë me një letër të bardhë”, tha policia. Për shkak se njëri prej të arrestuarve është shtetas i huaj, çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda.                                                                         j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›