Artikulli i “New York Times”, akuza të egra pozitë-opozitë
Opozita kërkon shpjegime dhe dorëheqjen e kryeministri Berisha. Kryeministri: ”Artikulli nuk provon asgjë, përdoreni për letër higjienike”
Erald Kapri
Artikulli i botuar gjerësisht në gazetën amerikane “New York Times”, e cila ka investiguar mbi një trafik armësh në Europën Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, ka shkaktuar një debat të ashpër në Kuvend, ku në fjalorin e politikës ka mbizotëruar fjala mafia. Opozita ka akuzuar direkt kryeministrin Sali Berisha si të përfshirë në këtë trafik që ka zbardhur gazeta amerikane dhe mediat vendase, si dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij për t’i hapur rrugën hetimeve të plota nga autoritetet e ligjit. Kryeministri Berisha i ka përgënjeshtruar akuzat që erdhën nga opozita duke u shprehur se artikulli në gazetën prestigjioze “New York Times” nuk tregon asgjë. Sipas kryeministrit të vendit, dokumentacioni i Ministrisë së Mbrojtjes provon të kundërtën.
Debati
Minutat e lira në Kuvend kanë nisur me diskutimet e deputetëve opozitarë, të cilët vunë në dukje artikullin e botuar në prestigjiozen amerikane. “Ndërkohë që flasim me dhimbje të thellë për katastrofën e Gërdecit, për diçka jemi mëse të sigurt. Asnjëherë përgjegjësia e qeverisë nuk ka qenë kaq direkte, kaq e dukshme, kaq e qartë dhe e lidhur më një emër, atë të Sali Berishës. Ne kërkojmë dorëheqjen tuaj dhe të këshilloj të mos fshihesh mbas kokave të turkut dhe nxitjes së konflikteve ndërmjet institucioneve, duke dëmtuar rëndë imazhin e shtetit në prag të anëtarësimit në NATO”, - tha deputeti i LSI-së, Ndre Legisi. Kryetarja e Grupit Parlamentar socialist, Valentina Leskaj, u shpreh se kjo çështje meriton një vëmendje të veçantë ndaj dhe nuk duhej të injorohej nga Kuvendi. “Nuk mund ta trajtoni këtë ngjarje të madhe, këtë krim shtetëror duke u prerë fjalën deputetëve të opozitës. Këtë qeveri po e rrëzojnë njerëzit e trafikut të armëve dhe mafia”, - Leskaj. Këto akuza kryeministri Berisha i interpretoi si grupacione që kërkojnë Shqipërinë jashtë NATO-s. ”Pasi dështuan grupacionet anti-NATO të mblidhnin firmat për referendum, ata iu drejtuan metodave të tjera shumë të ulëta të fabrikimit të shpifjeve. Dokumente autentike se kompania e ngarkuar për blerjen e fishekëve dhe municioneve për në Afganistan ka fituar një tender të organizuar nga Pentagoni për një sasi municionesh për ushtrinë afgane”, - tha kryeministri. Ndërkohë, deputetët e opozitës zgjeruar akuzat e tyre. “Unë po u jap një nga provat që ju nuk keni dëshirë për të zbatuar ligjet. Ju i dhunoni qëllimisht ligjet për t’i shërbyer mafies, për t’i shërbyer krimit dhe pasojat janë atje në Gërdec. Keni miratuar Ligjin 9707 në Kuvend, neni 39 thotë që brenda gjashtë muajve Këshilli i Ministrave ngarkohet të miratojë Autoritetin Shtetëror të eksporteve dhe akteve nënligjore, rreth 11 akte nënligjore që janë detyrim direkt të kryeministrit, ndërkohë që ligji ka një vit që ka hyrë në fuqi. Pse nuk e keni bërë këtë, kryeministër? Kjo është përgjegjësia juaj personale. Këtë duhet ta dinë edhe banorët e Gërdecit”, - tha deputeti socialist, Braçe. Më tej Valentina Leskaj kërkoi nga kryeministri Berisha që të jepte përgjigje mbi akuzat që ngrihen nga opozita dhe artikulli në gazetën prestigjioze amerikane. “Ju nuk mund ta trajtoni një ngjarje kaq të madhe, një krim shtetëror që ka në qendër kryeministrin e vendit, si një gjendje të zakonshme. Kryeministri i vendit u përpoq që të spostonte vëmendjen duke lexuar pak shqip dhe pak anglisht. Ne kërkojmë nga kryeministri sqarime për tri gjëra. Në radhë të parë pse kryeministri ka kontraktuar një kompani e cila është klub nate në Qipro? Pse kryeministri ka kontraktuar kompaninë e Delijorgjit? Pse kryeministri e ka lejuar këtë diferencë të madhe të çmimit?” - tha Leskaj. Kërkesat, akuzat e opozitës si dhe artikullin në gazetën amerikane, kryeministri Berisha i cilësoi si akuza të pabaza, të cilat nuk vlejnë më shumë se një copë letër higjienike. “Ju nuk doni asgjë tjetër përveç karriges. Zotërinj, mbajini për letra higjienike ato, që gabrikon ti me ‘Erionët’ e tu, sepse po ju them se kryeministri dhe qeveria janë të vendosur, me të gjitha përpjekjet, për të riparuar pasojat e ekspansionit. Ministria e Mbrojtjes do të japë dokumentet të cilat vërtetojnë kompaninë dhe kontratat. Sulmoni me fakte dhe jo me mashtrime, sulmoni me fakte dhe jo me ‘Braçe’”, - tha Berisha.
Seanca
Seanca plenare u dominua nga debati për trafikun e armëve. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, në emër të opozitës, kërkoi që seanca plenare të mos vazhdonte me rendin e ditës, por të përqendrohej në çështjen e Gërdecit. Duke u nisur nga artikulli i “New York Times”, deputetja Leskaj kërkoi një seancë të veçantë, ku kryeministri të japë shpjegime lidhur me pretendimet që ngrihen në këtë artikull. Këtë kërkesë e kundërshtoi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. “Në qoftë se nuk votohet kalendari, kjo do të thotë që Parlamenti nuk funksionon dhe këtë së pari nuk mund t’ia lejoj vetes dhe askujt tjetër. Keni sjellë një kërkesë me shkrim, që debati të jetë 2 orë dhe më shumë se 2 orë nuk mund të shkohet. Keni të drejtë që të vazhdoni ditën e ardhshme. Përsëri mund ta shtyjmë, bëni mocion, bëni çfarë të dëshironi ju. Por jashtë rregullave dhe një deformim total të kalendarit nuk mund ta lejoj”, - tha Topalli.
28 Mars 2008