E Diel, 1 Nëntor 2026

“The New York Times: “Ja trafiku i municioneve ku është përfshirë Shqipëria”

Gazeta boton të plotë të gjithë shkrimin e përgatitur nga disa gazetarë amerikanë. Si u organizua rrjeti i shitjes së municioneve nga Uashingtoni në Tiranë dhe deri në Afganistan

Që prej vitit 2006, kur në Afganistan u ashpërsua rebelimi, qeveria afgane kishte qenë e varur nga logjistika amerikane dhe mbështetja ushtarake në luftën kundër Al-Kaedës dhe talebanëve. Për armatosjen e forcave afgane, që shpresohet se do ta drejtojnë këtë luftë, ushtria amerikane ka nisur kontratën që në fillimin e vitit të kaluar me një kompani të re, të drejtuar nga një 22-vjeçar. Zëvendëspresidenti është një person që ka një licencë për masazhier. Përmes një vendimi, në janarin e kaluar u nënshkrua një kontratë federale që kap vlerën e rreth 300 milionë dollarëve me kompaninë “AEY Inc”, e cila operon me jashtë përmes një zyre në Miami Beach, që nuk e ka bërë emrin publik, që bën furnizimin kryesor të municioneve për ushtrinë dhe forcat policore të Afganistanit. Që atëherë kompania ka furnizuar me municion, që është një prodhim më shumë se 40-vjeçar dhe me një paketim të dekompozuar, sipas një ekzaminimi që i janë bërë municioneve prej “The New York Times”-it dhe intervistave me zyrtarët amerikanë dhe afganë. Shumë municione vijnë nga magazinat e vjetruara të vendeve të Bllokut Komunist, përfshirë depot që Departamenti i Shtetit dhe NATO kanë përcaktuar të jenë të pasigurta dhe të dala jashtë përdorimit, dhe që kanë shpenzuar miliona dollarë për t’i shkatërruar. Në blerjen e municioneve kontraktorët gjithashtu kanë punuar me ndërmjetës dhe me një kompani shitjesh e përfshirë në listën federale, e cila dyshohet për trafikimin e armëve ilegale. Për më tepër, 10 milionë fishekë të pushkëve dhe mitralozave ishin prodhuar në Kinë, duke bërë prokurimin e tyre me një shkelje të mundshme të ligjit amerikan.
“Presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, gjithashtu ishte regjistruar në mënyrë sekrete në një bisedë që udhëzon për korrupsion në blerjet e kompanisë së tij të më shumë se 100 milionë fishekëve të vjetruar në Shqipëri”. Kjo sipas një dokumenti në audio të bisedës së regjistruar.
Këtë javë, pas kërkesave të ripërsëritura të bëra nga “Times” për natyrën e AEY-s, Ushtria dyshon se kompania që ka një kontratë shtetërore, që përmend ngarkesat e municioneve kineze dhe pretendon se zoti Diveroli mashtroi Ushtrinë duke thënë se municionet ishin hungareze. Zoti Diveroli, i kontaktuar përmes telefonit, tha se ai ishte i painformuar në për këtë veprim. “Ushtria planifikoi të lajmërojë kompaninë e tij përmes mesazhit të certifikuar të enjten”, - thuhet nga korrespondenca e brendshme e siguruar prej një zyrtari ushtarak. Por problemet me municionet ishin të dukshme në dërgimin e fundit në vendet si Nawa, Afganistani, në një postë afër kufirit me Pakistanin, ku një kolonel-lejtënant afgan i vëzhgoi plumbat e armëve në dyshemenë e pistë të stacionit të tij policor. Shumë shpejt, pas mbërritjes atje, kutitë e kartonit ishin grisur dhe përmbajtja e tyre tregonte hapur se municionet ishin paketuar në Kinë, në vitin 1966. “Kjo është ajo që ata na dhanë ne për të luftuar”, - thotë koloneli Amanuddin, që si shumë afganë, ka vetëm një emër. “Ajo që na bënë ne na shqetësoi, sepse shumica prej tyre janë hedhurina”.
Municioni, për nga vjetërsia e tij, që kalon dekada, më pas bëhet më pak i fuqishëm, më pak i sigurt dhe më pak i efektshëm.
AEY është një nga shumë kompani të mëparshme, të panjohura të mbrojtjes, që kanë lulëzuar që prej vitit 2003, kur Pentagoni nisi miliarda dollarë për trajnimin dhe pajisjen e forcave vendase në Afganistan dhe Irak. Shfaqja e tij nga errësira vetëm duket se do të përbëjë një shembull të suksesshëm të mbështetjes nga administrata “Bush” e kontraktorëve privatë si elementë integralë (përfshirës) në strategjinë e luftës. Por, përmes një këqyrjeje të së kaluarës së AEY-s, përmes intervistave në disa vende, rishikon dokumentet konfidenciale qeveritare dhe ekzaminon disa municione të sugjeruara që zyrtarët kontraktues të Ushtrisë, nën presionin e trupave të armatosura afgane, lejuan një kompani të paeksperiencë të hyjë në tregun e frikshëm të tregtimit të armëve në arenën ndërkombëtare për interesin e Pentagonit dhe e bëri gjithashtu me verifikimin minimal dhe përmes një kontrate të shkruar në mënyrë të paqartë dhe me pak sanksione.
Veç kësaj, pas urdhrit pezullues të kësaj jave, AEY është nën investigim nga inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes dhe nga Struktura e Emigrimit dhe Doganave, të cilët janë nxitur nga pakënaqësitë rreth cilësisë dhe origjinës së municioneve të siguruara dhe akuzave për korrupsion.
Zoti Diveroli, në një intervistë të shkurtër telefonike të dhënë në fund të vitit të kaluar, refuzoi çdo gabim të bërë. “Unë di se kompania ime bën gjithçka 100 për qind siç duhet dhe se për të gjitha rreth kësaj çështjeje unë jam interesuar”, - tha ai. Gjithashtu ai kërkoi që aktiviteti i tij duhet të jetë i ruajtur në aspektin publik. “AEY është duke punuar në pajtim të plotë me projektin e klasifikuar nga Departamenti i Mbrojtjes”, - tha ai. “Realisht, unë nuk dëshiroj të bisedoj rreth detajeve”. Ai referoi për çështjet avokatin Hy Shapiro, që dha një qëndrim të vetëm përmes e-mail-it. “Ndonëse AEY vazhdon të punojë shumë në plotësimin e detyrimeve të vëna sipas kontratës që ka me Ushtrinë Amerikane, përfaqësuesit e saj nuk janë të përgatitur në këtë kohë të ulen dhe të diskutojnë detajet”, - shkruan ai.
Si pjesë e pezullimit, në tërësi, as zoti Diveroli dhe as kompania e tij mund të shprehen më tepër për çdo punë federale, derisa janë vendosur deklaratat e Ushtrisë. Por ai do të jetë lejuar të pajisë me municion tashmë sipas rregullit kontraktorin afgan, sipas korrespondencës së brendshme ushtarake.
Në janar, oficerët amerikanë në Kabul, të shqetësuar rreth municioneve nga AEY, kishin kontaktuar me “Armys Rock Island Arsenal”, në Ilinois dhe ngritën mundësinë e mbylljes së kontratës. Dhe zyrtarët e Komandës Mbështetëse Ushtarake, autoriteti kontraktues i arsenalit, pas takimit me AEY në shkurtin e kaluar, thanë se ata kishin përforcuar standardet e paketimit për municionet e dërguara në luftë.
Dhe akoma, pas atij takimi, AEY dërgoi një tjetër ngarkesë me rreth 1 milion fishekë në Afganistan, që Komanda e Përkohshme e Bashkuar e Sigurisë në Afganistan, e lidhur përmes lejtënant-kolonel David Johnson, zëdhënësi i Komandës, thotë se “megjithëse atje nuk kishte informacione për mosfunksionim të municionit, disa prej tyre ishin në gjendje të keqe, për të cilat ushtria kishte vendosur që të mos përdoreshin më”. “Përgjigja jonë e sinqertë është se municioni është në një cilësie që është më pak se e dëshirueshme. Municioni nuk duket se arrin standardet të atyre që shumë prej nesh i përdorin”, - thotë kolonel Hohnson. “Nuk jemi të kënaqur me mënyrën sesi është bërë prodhimi”.
Disa zyrtarë thonë se problemet duhet të ishin shmangur nëse Ushtria do të kishte shkruar kontratat dhe kontrolluar furnizuesit në mënyrë më të kujdesshme.
Regjistrimi publik tregoi se kontratat e AEY-s që nga viti 2004, ka mundësi të ketë qenë marrë përmes kontratës rreth 1/3 e 1 miliard dollarëve. Zoti Diveroli ka përqindjen më të lartë. Ai ka deklaruar se bën një biznes 200 milionë dollarë çdo vit në aktivitetin e tij.
Disa oficerë të Ushtrisë dhe zyrtarë qeveritarë po flasin për kushtet e anonimatit, sepse investigimeve për çështjet se si zoti Diveroli dhe një grup i vogël njerëzish parimisht në rreth 20 veta, dhe pa përvoja të gjëra ushtarake ose prokurimesh, punon me kaq shumë punë jetike të qeverisë. “Shumë prej nesh pyesin për çështjen”, - thotë zyrtarisht, një funksionar i Departamentit të Shtetit. “Si ky djalë kap gjithë këtë biznes?”.
Një kompani ambicioze
Thellimi i rebelimit afgan alarmoi Pentagonin në vitin 2006 dhe njësia amerikane që trajnon dhe pajis forcat afgane urdhëroi kërkimin e një sasie gjigante municionesh përmes komandës logjistike të ushtrisë.
Urdhri kërkonte pajisjen me 52 lloje municionesh; fishekë pushkësh, pistolete dhe mitralozi, granata dore, raketa, plumba pushke teke, predha mortajash, municione tankesh dhe të tjera. Të gjitha këto përfshinin qindra milionë copa. Kjo kuptonte se pjesa më e madhe e municioneve të listës mund të siguroheshin vetëm përtej detit.
Majkëll Diveroli, babai i Efraimit, e kishte përfshirë në kompani të birin e tij 13-vjeçar që në vitin 1999. Për disa vjet në një periudhë kur kompania dukej se kishte aktivitet të limituar, Majkëll Diveroli, që tani punon si një punonjës që furnizon kompaninë në terren që prej zyrës së AEY-s, ishte listuar si një kompani e vetme ekzekutuese.
Në vitin 2004 AEY regjistron Efraim Diverolin, 18 vjeç, si një aksionar me 1% të pronësisë në të. Përvoja për municionet e të riut Diveroli duket se është e kufizuar në një punë afatshkurtër në Los Anxhelos për “Botach Tactical”, një kompani për furnizimin me pajisje policore dhe ushtarake, në pronësi të dajës së tij, Bar-Kochba Botach. Zoti Diveroli befas ndërpreu një marrëveshje kur u thirr nga Botach Tactical. Zoti Botach e kërkoi përmes telefonit dhe i tha se të dy, Majkëll dhe Efraim Diveroli, duhet të bënin një punë për një kohë të shkurtër për të. Por pasi të përfundonte shqyrtimi i ofertave të vlefshme federale.
“Pikërisht ata më largohen dhe bisedojnë për lidhjen me ta”, - thotë ai. “Në thelb, ata thanë: “Pse duhet të punojmë për Botach? Le ta bëjmë atë nën zotërimin tonë”.
Që kur Efraim Diveroli mbërriti në Miami Beach, AEY ishte transformuar në mënyrë agresive, duke kërkuar për kontrata që kishin lidhje me produktet e sigurisë. Ajo fitoi një kontratë 126 mijë dollarëshe për furnizimin me municion të Forcave Speciale. Gjithashtu, AEY siguroi municione dhe pajisje në vitin 2004 për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit në Departamentin e Energjisë, Administratën e Sigurisë së Transportimit dhe Departamentin e Shtetit. Nga viti 2005, kur zoti Diveroli u bë president i AEY-s, në moshën 19-vjeçare, kompania ishte shtrirë në të gjithë spektrin e agjencive qeveritare dhe siguronte pajisje paraushtarake, armë, helmeta, jelekë antiplumb, veshje anti-bombë, bateri, karikues për makineri me rreze X për ndihmat ushtarake amerikane në Pakistan, Bolivi dhe gjetkë.
Gjithashtu, ai siguroi pajisje për ushtrinë amerikane në Irak, ku biznesi i tij përfshin kontrata në vlerën 5.7 milionë dollarë për pushkët që do të përdoreshin për forcat irakiane.
Dy zyrtarë të përfshirë në përgatitjen e kontratave në Bagdad, thanë se AEY, në mënyrë të heshtur po krijon një reputacion të keq. “Ata nuk janë seriozë ose nëse ata ia dalin, vetëm nëse u bëhen shumë tolerime”, - thotë njëri prej tyre, i cili kërkoi që emri i tij të mos bëhej i ditur, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë me gazetarët.
Nga kjo kohë presionet ishin duke u shfaqur në jetën e Diverolit. Në nëntor të vitit 2005, një vajzë e re i doli kundër atij në Gjykatë për një ndarje të dhunshme në çift. Gruaja praktikisht nuk u shfaq në gjykatë dhe deklaratat e saj nuk ishin drejtuar kurrë, por në dëshmitë e mbledhura nga trupi gjyqësor, gruaja thotë se pas përfundimit të lidhjes së saj me zotin Diveroli, ai e kërcënoi atë dhe u largua duke i dërguar një mesazh kërcënues.
Në një kohë, sipas dokumentit, sjellja e tij përfshinte goditjen e gruas me grusht dhe refuzimin që ta lejojë atë të largohej prej banesës gjatë një konflikti me fjalë. “Ajo raporton se herë të tjera zoti Diveroli shkonte në banesën e saj pa njoftuar dhe i droguar “shkonte dhe e qëllonte pikërisht në mjedise të dukshme, përpara dritareve dhe dyerve të shtëpisë”.
Gruaja shprehet e shqetësuar se nuk mund ta shmangte atë, sepse ai sillej në mënyrë brutale me të, thuhet në regjistrimet e gjykatës. Zoti Diveroli i solli trupit gjykues kërkesën për shtyrje të procedurave për marrjen e masës së sigurisë: “Unë jam president dhe i vetëpunësuar në biznesin tim”, - shkruan ai për gjykatën më 8 dhjetor 2005. “Biznesi im është i një rëndësie të madhe për vendin, pasi unë jam i licencuar si kontraktor i Departamentit të Mbrojtjes te qeveria e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe unë jam duke bërë gjënë më të mirë duke mbështetur trupat tona me të gjitha pajisjet e nevojshme të tyre, prej nga ku varen kontratat e rëndësishme”.
Kur oferta e AEY për kontratën më të madhe qeveritare të tij ishte marrë në konsideratë, vështirësitë personale të zotit Diveroli vazhduan. Më 26 nëntor 2006 policia e Miami Beach i kërkoi sekuestrimin e shtëpisë në pronësi të tij gjatë një ndarjeje midis atij dhe një të dashure tjetër. Sipas informacionit të policisë, ai ia kishte flakur rrobat asaj në sallon dhe e detyroi atë që të dilte përjashta. Një dëshmitar i thotë policisë se zoti Diveroli e kishte marrë zvarrë atë duke e kthyer brenda në apartament. Policia gjeti gruan që po qante. Ajo tha se nuk ishte keqtrajtuar. Zoti Diveroli nuk ishte akuzuar. Më 21 dhjetor 2006, policia u kthye sërish te ndërtesa. Zoti Diveroli dhe zëvendëspresidenti i AEY-s, David M. Packouz, ishin duke rrahur rojën e shërbimit të parkimit. Policia thotë se konflikti nis pasi roja refuzoi t’i japë zotit Diveroli çelësin e tij dhe zoti Diveroli më pas hyri që ta marrë atë vetë në garazh. Një dëshmitar thotë se zoti Diveroli dhe zoti Packouz, të dy së bashku, e keqtrajtuan burrin. Fotografitë e policisë tregojnë shenjat e mavijosura dhe plagët në pjesët e fytyrës dhe të kurrizit. Kur policia kërkoi për zotin Diveroli, ata konstatuan se ai kishte një licencë të avancuar për drejtim automjetesh, e cila i ishte dhënë katër vjet më të madhe moshës////// dhe se e bënte atë të ishte në moshën e mjaftueshme për drejtimin e makinës dhe përdorimin e alkoolit, megjithëse ishte minor. Për rastësi, ditëlindja e tij kishte qenë një ditë më parë. “Unë nuk kanë nevojë për asgjë”, - i tha ai policisë. “Unë jam 21-vjeçar”.
Zoti Diveroli ishte i ngarkuar me një bateri të thjeshtë, një veprim ky i cilësuar si keqbërës dhe që akuzohej për krimin e vjedhjes si dhe për falsifikim të dokumenteve. Akuza e dytë e çoi biznesin e tij në rrezik. Zoti Diveroli kishte një licencë federale për armë zjarri, e cila i kërkohej për punën e tij. Me një dënim për një krim, licenca duhej të zhvlerësohej.
(Zoti Packouz ishte qenë ngarkuar edhe ai me bateri dhe akuza më vonë kishte rënë. Ai refuzoi të intervistohej. Për zhvlerësimin e dënimit të regjistruar ndaj tij, zoti Diveroli hyri në një program trajnues 6-mujor për të shlyer shkeljen e parë të bërë në maj të vitit 2007, e cila e shpëtoi atë nga zgjatja e procesit gjyqësor. Në përfundim, një pagesë e ofruar si garanci prej 1000 dollarësh nga ana e Diverolit ishte në rishqyrtimin final.
Kompania e tij ishte miratuar “sipas terminologjisë së Ushtrisë” si një “kontraktor përgjegjës”, së cilës i kërkohet si kusht gjendja financiare, kapacitetet e transportit, performanca e së kaluarës dhe pajtimi me rregullat ligjore dhe kontraktuale qeveritare. Në javën pas pagesës së shumës së dhënë nga Diveroli si garanci, Shërbimet e Bankës Amerikane të Investimeve në Miami i dhanë zotit Diveroli një letër-certifikuese se kompania e tij kishte CASH aq para sa të blinte municione në sasi të madhe. Ajo thotë se AEY kishte 5 469 668.95 dollarë në llogarinë e tij. AEY-s ishte dhënë kontrata në janar 2007. E kërkuar se pse ishte zgjedhur AEY, Komanda Mbështetëse e Ushtrisë, përgjigjej duke shkruar: “Oferta e AEY-s paraqiti vlerën më të mirë te qeveria”.
C. J. CHIVERS

Arsenalet e bllokut të Lindjes
Të dyja, Ushtria dhe AEY, kanë diskutuar burimet e blerjeve të municionit të kompanisë si një çështje konfidenciale, duke refuzuar të thonë se si dhe ku kompania i merr, çmimet që paguan dhe sasinë e transportuar. Por regjistrimet që duhet të siguroheshin zyrtarisht, kërkesat përqendrohen rreth performancës së kompanisë, gjetjes së një shitësi armësh në Ballkan apo në Europë, si dhe përveç intervistave me disa njerëz që punojnë në arsenalet shtetërore në Europë, tregojnë se AEY bleu nga depot në vendet e bllokut lindor, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë dhe Sllovakinë. Këto rezerva që endeshin nëpër bunkerët e mbajtur nën mbikëqyrje deri te magazinat thuajse të shkatërruara, ishin të ekspozuara nga shkatërrimi i municioneve. Disa depo armësh përmbajnë municion që konsiderohen si i cilësisë së lartë, të tjerat janë grumbuj skrapi të armëve të braktisura sovjetike. Kontrata e Ushtrisë bëri pak dallime midis dy ofertave.
Kur Shtetet e Bashkuara apo NATO-ja blejnë municione për veten e tyre, procesi është i përcaktuar nga standardet e sigurisë dhe cilësisë që përfshijnë prodhimin, paketimin, magazinimin, testimin dhe transportin.
Standardet ekzistojnë pjesërisht, sepse municionet mund të prishen me kalimin e kohës. Për shkak të vjetërsisë së tyre, lëvizja dhe shkatërrimi i lëndëve shpërthyese, apo ambalazhimi i jashtëm i tyre, bëhet në varësi të kushteve klimaterike. Kushtet e mjedisit – erërat, lëkundjet, të dhënat e temperaturave, përshpejtojnë prishjen e këtyre lëndëve dhe i bëjnë më pak të fuqishme. Drejtuesit e NATO-s kërkuan që municioni të jetë i testuar në mënyrë metodike, sipas kohës së prodhimit të tij; municionet-kampionë janë provuar përmes armëve, shpejtësisë së lëvizjes në armë dhe saktësisë në gjuajtje, sipas të dhënave të përcaktuara.
Sipas Peter Courtney-Green, shef i zyrës Mbështetëse të Municioneve pranë Agjencisë së Furnizimit dhe Mirëmbajtjes në NATO, “për fishekët e armëve, testimi nisi 10 vjet më parë”. Bashkimi Sovjetik, i cili paracaktoi municionet që bleu AEY, u bë një test i ngjashëm, i cili është akoma në përdorim. Por kur Ushtria firmosi kontratën e saj për forcat afgane, kjo nuk u imponua sipas standardeve të NATO-s apo të rusëve. Ajo që thanë tenderuesit është vetëm se municionet duhet të jenë “rezistentë dhe në gjendje përdorimi tek të gjitha njësitë, pa patur nevojë për klasifikime.
Ajo që kuptojmë është se këto të dhëna nuk janë përcaktuar. Një zyrtar në Komandën Mbështetëse të Ushtrisë thotë se për municionet që ishin për armë të huaja dhe që konsiderohen “jashtë standardit” ato duhet të jenë në gjendje që të funksionojnë brenda në armët që janë parashikuar për to.
“Këtu nuk ka një kërkesë specifike testimi dhe këtu nuk ka kufizime vjetërsie”, - thotë zëvendëskomandanti Majkëll Hutchison, përgjegjës për këtë çështje. “Kur municioni është jashtë standardit të përcaktuar në inventar nga SHBA-të, Ushtria nuk ka standarde paketimi ose cilësie për atë municion”. Kur blihen të tilla municione, zoti Hutchison thotë se Komanda Mbështetëse e Ushtrisë lehtëson standardet për klientin – kjo nënkupton rastin për njësitë ushtarake në Afganistan. Ai thotë se blerësi nuk cakton vjetërsinë ose kërkesat e testimit.
Në këto standarde të paqarta, AEY shqyrtoi situatën. Një ndalesë ishte Shqipëria, një shtet i fortifikuar gjatë periudhës sovjetike që tani po përpiqet të anëtarësohet në NATO. Shqipëria kishte rezerva gjigante armatimesh, shumica e tyre ishin siguruar nga Kina në vitet ‘60-‘70.
Cilësia e këtyre fishekëve ishte tërësisht e ndryshme, - thotë William D.G Hunt, një teknik municionesh britanik, i larguar nga detyra, i cili bëri vlerësimin e situatës për Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë gjatë periudhës 1998-2002. Ai thotë se planifikimi ushtarak për të përdorur këto municione ishte një argument shqetësues. Të paktën 90 për qind e armatimeve të depove ishin më tepër se 40-vjeçare. Unë do të jem shumë dyshues rreth tyre nëse atje ka ndonjë prokurim të bërë për marrjen e këtyre rezervave për qëllime lufte”, - thotë ai. “Unë nuk po konstatoj se të gjitha municionet janë jashtë standardit. Por natyra e tyre do të çojë më tepër në një fund dramatik. Ato janë poshtë standardeve të kërkuara të sigurisë”. Problemet me municionet e rrezikshme në Shqipëri dolën qartë në mesin e këtij muaji, kur një depo që ndodhej jashtë Tiranës, kryeqytetit të vendit, shpërtheu me një varg shpërthimesh, duke vrarë së paku 22 persona, plagosur së paku 300 të tjerë dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi. Kohë më parë, kontraktuesit e Ushtrisë patën blerë të tilla municione. “Vlerësimi i Perëndimit për municionet e Shqipërisë ishte i dukshëm në programet e sponsorizuar për shkatërrimin e tyre. Gjatë vitit 2007, Shtetet e Bashkuara kishin kontribuar me 2 milionë dollarë që të shkatërrojnë armë të kalibrit të vogël dhe 2 mijë tonë municione në Shqipëri”, - thuhet sipas Departamentit të Shtetit. Programi i NATO-s që përfundoi vitin e kaluar përfshiu 16 vende kontribuese në këtë proces që dhanë rreth 10 milionë dollarë për të shkatërruar 8700 tonë municione të vjetëruara. Shtetet e Bashkuara kontribuan me 500 mijë dollarë. Në mes të materialeve të shkatërruara ishin 104 milionë predha 7.62 mm, pikërisht ai municion që AEY bleu nga Agjencia Shtetërore Shqiptare e Eksportimit të Armëve (MEICO). Shqipëria ofroi të shesë 10 milionë fishekë të prodhuar që para 1950-s. “Për testim, një përfaqësuesi 25-vjeçar të AEY i ishin dhënë 1000 fishekë të armëve të zjarrit”, - thotë Ylli Pinari, drejtor i agjencisë së eksportit të armëve, në kohën që u bë shitja. “Nuk ishte regjistruar asnjë performancë balistike”, - thotë ai. AEY bleu më tepër se 100 milionë fishekë për llogari të Pentagonit. Sipas të dhënave të paketimit, fishekët kishin datë prodhimi vitin 1960. Kompania punësoi gjithashtu një biznesmen vendas, Kosta Trebickën, për të zhvendosur municionet nga arkat prej druri në kutitë metalike me justifikimin për t’i mbrojtur nga lagështia. Por, sipas zotit Trebicka, qëllimi i vërtetë ishte eliminimi i arkave që faktonin se municionet ishin kineze dhe tregonin vjetërsinë e tyre në etiketat që mbanin.
Lidhja çeke
Kur fishekët në Shqipëri ishin përgatitur për t’u dërguar në Afganistan, zoti Diveroli nisi të kërkojë në Republikën Çeke që të plotësojë kërkesën për Ministrinë e Brendshme të Irakut. Sipas dy zyrtarëve amerikanë, në maj të vitit 2007, qeveria çeke kontaktoi Ambasasën Amerikane në Pragë në lidhje me këtë çështje: “AEY është duke blerë 9 milionë fishekë përmes Petr Bernatik, një shtetas çek që ishte akuzuar nga zyrtarët e Çekisë për trafikim ilegal armësh. Akuza konkludonte se transportimet e granatave të dorës po bëheshin në kundërshtim me embargon ndërkombëtare të vendosur me rastin e Kongos dhe ngarkesat ilegale të armëve të zjarrit drejt Sllovakisë. Sipas njërit prej zyrtarëve amerikanë, zoti Bernatik i kishte hedhur poshtë publikisht të dyja akuzat. Por ata kishin menduar kredibilitetin e mjaftueshëm të Uashingtonit se ai ishte përfshirë në listën e mbikëqyrur nga Kontrollet për Tregtinë në fushën e Mbrojtjes. Kjo listë, që mbikëqyrej nga Departamenti Amerikan i Shtetit, është përdorur për të shmangur tregtarët amerikanë nga përfshirja nën hetim për dyshimet në lidhje me aktivitetin e tyre dhe, në anën tjetër, të shmangjes së kompanive legale të armëve për zgjerimin ose legjitimimin e rrjeteve të tregut të zi.
“AEY nuk ka qenë kurrë e implikuar në shitjet në tregun e zi. Por qeveria çeke i kërkoi Ambasadës Amerikane nëse ajo dëshiron që zoti Bernatik të përfshihet në lidhjet tregtare me AEY”, - thotë njëri prej dy zyrtarëve amerikanë që kërkoi të mbetej anonim, sepse ata nuk janë të autorizuar të bëjnë publike përmbajtjen e diskutimeve diplomatike. “Shtetet e Bashkuara nuk u përpoqën të bllokojnë transaksionin”, - thotë një zyrtar amerikan, - “pasi pajisja me armatime e Irakut ishte pjesë e interesit të Shteteve të Bashkuara dhe gjithashtu sepse zoti Bernatik kishte qenë akuzuar, jo dënuar ligjërisht. Më 7 maj të vitit 2007, qeveria çeke i kërkoi një licencë eksporti zotit Bernatik. Përmes një interviste telefonike tha se ka menaxhuar 7 fluturime të AEY për vitin e kaluar drejt Irakut. “Ne kemi një bashkëpunim normal në biznes”, - tha ai.
Një ndërmjetës misterioz
Biznesi ndërkombëtar i armëve operon pjesërisht në hije dhe pjesërisht në dritë, i gërshetuar me kompani që shesin në një periudhë të shkurtër me ndërmjetës dhe korrupsion zyrtar.
Qeveritë janë përpjekur t’i bëjnë këto punë në mënyrë të fshehtë për shumë vjet, me sukses të kufizuar. Kur Diveroli nisi të plotësojë kërkesat gjigante të Ushtrisë, ai po hynte në një botë të errët dhe në intervistën e tij të shkurtër ai konstatoi se ishte i vetëdijshëm se korrupsioni mund të përzihej në marrëveshjet e tij në Shqipëri.
“Çfarë ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare? Kush është i pastër? Kush është i pistë? Këtë unë nuk e di. Nuk dua ta di një gjë të tillë”.
Mënyra e bërjes së biznesit ishte strukturar dhe zoti Diveroli, së paku zyrtarisht, nuk u lidh direkt me zyrtarët shqiptarë. Në të vërtetë, një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, me emrin “Evdin Ltd”, që blente municionin dhe ia shiste kompanisë së Diverolit.
Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje, Kosta Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i “Evdin” ishte të transferonte paratë te zyrtarët shqiptarë.
Shitjet, sipas Trebickës, ishin mister: Shqipëria shiste municione tek “Evdin” 22 $ për 1000 fishekë, ndërsa “Evdin” ia shiste AEY së Diverolit për shumë më tepër. Diferenca, sipas Trebickës, ndahej me zyrtarët shqiptarë, me Pinarin, që ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. (Mediu dha dorëheqjen javën e kaluar pas shpërthimeve të depove të municionit).
“Tani, Berisha, Pinari, Mediu i kanë mohuar akuzat”. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për “Evdin” dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kompania u detyrua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007, Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka e regjistroi këtë bisedë që më vonë ua kaloi hetuesve shqiptarë. Biseda tregoi se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit në Shqipëri dhe se ‘Heinrich Thomei’, një kompani shitëse armësh zvicerane, qëndronte prapa “Evdin”. Diveroli ka thënë se Thomei, ose i quajtur Henri, vepronte si ndërmjetës në këtë biznes. Pinari ka nevojë, si edhe Henri, që në ndërmjetësim të jetë i kujdesshëm, që të ruajë bythët e tij, gjë që nuk është në biznesin tim. Zoti Diveroli tha se “unë nuk dua të di asgjë rreth atij biznesi. Unë dua të di rreth legjitimitetit të bizneseve”.
Zoti Diveroli i rekomandoi që Trebicka të përpiqej të rivendosë kontaktet me të, duke i dërguar “një nga femrat e tij” që të bëjë seks me zotin Pinari. Ai sugjeroi që paratë mund të ndihmojnë shumë në këtë çështje, gjithashtu”.
“Le ta bëjmë atë të gëzuar; mbase ai na jep një tjetër shanc”, - tha ai. Nëse ai merr 20 mijë usd nga ju……”. Dhe në fund, zoti Diveroli shfaqi keqardhje për biznesin e tij me Shqipërinë. “ “Kjo ka shkuar lart e lart, te kryeministri dhe i biri”, - tha Diveroli. Unë nuk mund ta luftoj dot këtë mafia. Është shumë e madhe. Ata kafshë kanë dalë jashtë kontrollit”.
Në i-meilet e këmbyera, Thomei mohon rolin zyrtar tek “Evdin”. Përfshirja e tij në marrëveshjen me Shqipërinë ka qenë vetëm prezantimi i Diverolit tek partnerët dhe zyrtarët potencialë atje. Menaxheri i Përgjithshëm i “Evdin”, Bogdan Choopryna, thotë se akuzat e Diverolit nuk janë të vërteta. Ne dëgjuam fjalët e Diverolit dhe pastaj unë jam përgjegjës për atë që ai po thotë”, - thotë ai. Në të vërtetë, prania e një zyrtari në “Evdin”, zoti Choopryna, 27 vjeç, kërkues tregjesh për një kompani zvicerane, pasohet nga zoti Thomei. Pavarësisht rolit të “Evdin” dhe kush mbetet pronari i tij publik, kjo është një çështje e pazgjidhur. “Evdin” është regjistruar më 26 shtator 2006, një javë pas fitimit të tenderit nga Diveroli për armët në Afganistan, sipas regjistrit zyrtar të Qipros. Kompania thuhet se e ka zyrën në Larnaka, Qipro dhe drejtor i saj është Pambos Fellas. Në vizitën e bërë nga reporteri ynë në adresën që gjetëm në një llogari biznesi, afër një klubi nate, atje nuk kishte zyra dhe as staf kompania “Evdin”. Dhe zoti Fellas, që ishte brenda lojës, tha se “nuk është drejtor i Përgjithshëm i “Evdin”, por një drejtor i emëruar që pati rolin vetëm sa për të regjistruar kompaninë”. Ai kishte regjistruar me qindra kompani të tilla pa pagesë. Ai tha se nuk di asgjë rreth biznesit të “Evdin”. Disa shenja të tjera të çojnë përsëri në Zvicër. Pinari fillimisht u tha dy gazetarëve se kishte punuar me “Evdin” nëpërmjet Thomei. Por pasi gazetari ia tha këtë Thomei, Pinari e ndryshoi historinë, duke iu referuar Fellasit dhe zyrës së “Evdin” në Qipro. Diveroli gjithashtu tha se kompania qipriote drejtohet nga një shtetas zviceran. Vetë Thomei është akuzuar disa herë për trafik të paligjshëm armësh edhe nga organizata “Amnesty International”. Aktivitetet e tij gjithashtu kanë qenë shqetësuese në Uashington, ku si Zoti Bernatik, ai dhe Evdin, janë përfshirë në listën e mbikëqyrur të Kontrollit të Tregtisë në fushën e Mbrojtjes, - thotë një zyrtar amerikan.
Zoti Thomei tha se pohimet e kaluara se ai ishte përfshirë në tregtin ilegal të armëve ishin fabrikuar nga “deklarata false prej ish-konkurrentëve”
Hugh Griffiths, një menaxher që operon në Nismën e Skicimit të Transfertave të Armëve, një organizatë private që merret me kërkimet për transferimet e armëve, e përshkruan zotin Thomei si një tregtar me kontakte në vendet e ish-bllokut komunist, me depo dhe fabrika armësh. Për blerjet nga AEY, zoti Griffiths tha se zbardhjen e çështjeve në tërësi Pentagoni ka qenë në mënyrë të vazhdueshme duke e mbikëqyrtur biznesin e bërë dhe emrin e tij.” Por, shumë thjesht, shumë njerëz të përfshirë në trafikimin e armëve drejt Afrikës, janë gjithashtu tamam të njëjtët ata që janë të përfshirë në listën e tregtarëve të mbrojtur nga Pentagoni, siç ishin ngarkesat e AEY drejt Afganistanit dhe Irakut”, - tha ai. Në bazë të urdhrave të pezullimit të mërkurën, Ushtria planifikoi të vazhdojë hetimin për municionet që tashmë janë transportuar prej AEY. Sipas Komandës Mbështetëse të Ushtrisë, ngarkesa e fundit me municione është urdhëruar më 21 mars të këtij viti, me vlerë 155 milionë dollarë.
Në Afganistan, ekspertët amerikanë janë duke provuar municionet e të gjitha armëve të vogla të sjella nga AEY. “Ngarkesa përfundimtare, e cila mbërriti me arka druri, përfshin fishekë të gërvishtur dhe të vjetër”, - thonë tre ekspertë. Në Rok Island Arsenal, autoriteti kontraktues thotë se është dkue u bashkëpunuar me investigues që kanë vizituar Shqipërinë dhe Afganistanin. Madje, në Miami Beach përpara dyshimit, AEY ka humbur të gjithë pjesëtarët e stafit. Një reporter thotë se Mikael Diveroli, që është themeluesi i kompanisë, pranon se nuk ka lidhje me kompaninë për një kohë të gjatë. Zoti Packouz, që është zëvendëspresident i AEY dhe Levi Meyer, 25 vjeç, që ishin listuar për një kohë të shkurtër si menaxherë të përgjithshëm, janë larguar nga kompania. Zoti Meyer dha një deklaratë: “Unë nuk jam përfshirë në atë telash asnjëherë”.

* * *

C. J Chivers raportoi nga Nawa, Afghanistan, Rusia dhe Ukraina; Eric Schmitt nga Uashingtoni dhe Miami Beach; Nikolas Vuud nga Tirana. Në raportim kontribuan Alain Delaquérière dhe Margot Williams nga New York, James Glanz nga Bagdad dhe Stefanos Evripidou nga Qipro

28 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›