Pentagoni: Do te hetojme shoqërien që bëri tregti me MEICO-n
Skandali përfshin Amerikën, fillon hetimi i AEY. AEY bleu municion në Shqipëri nëpërmjet firmës “EVDIN”
Zëdhënësi i Pentagonit, Bryan Whitman, ka deklaruar dje se Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur hetimin për veprimtari kriminale ndaj kompanisë “AEY”. Whitman ka thënë se kompania amerikane deklaronte se i merrte fishekët nga Hungaria, ndërsa merrte fishekë kinezë në Shqipëri dhe i shiste në Afganistan. Pentagoni deklaron se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë “AEY.ltd”, kompani e kontraktuar nga qeveria shqiptare për tregtinë e fishekëve drejt Afganistanit. Sipas deklaratës që vjen nga zëdhënësi i Pentagonit, pezullimi është bërë pasi kompania ka shkelur ligjet amerikane, ndërsa thekson se kjo kompani është nën hetim kriminal. Gjatë kësaj deklarate zyrtare Pentagoni thekson se kompania “AEY.ltd” deklaronte se i merrte fishekët nga Hungaria, ndërsa merrte fishekë kinezë në Shqipëri dhe i shiste në Afganistan. Pentagoni shpreh gjithashtu se një pjesë e fishekëve nuk janë përdorur për shkak të paketimit të dobët. Po sipas zëdhënësit të Pentagonit, autoritetet amerikane kishin paralajmëruar pronarin e AEY, Efraim Deviroli, për pezullim të aktivitetit. Në një letër të shkruar të martën, Ushtria i ka bërë të ditur pronarit të kompanisë, Efraim Diveroli, se hetimi mund të çonte në përfundimin se AEY.ltd do të përjashtohej nga çdo lloj bashkëpunimi me qeverinë e SHBA-ve.
Skema
E gjithë skema korruptive që përfshiu dhe Shqipërinë është zbardhur dje nga gazeta “New York Times”. Sipas kësaj gazete, për shkak të kërkesave të qeverisë afgane për armë e logjistikë nga SHBA, Pentagoni vendosi të nënshkruante një kontratë me një firmë AEY inc në Miami, e cila fitoi tenderin prej 300 milionë dollarësh janarin e shkuar. Kjo firmë drejtohej vetëm nga një 22-vjeçar, Efraim Diveroli. Është fakt se Diveroli ka siguruar municione që ishin 40-vjeçare të vjetra dhe të dekompozuara dhe këto i ka siguruar nga vendet e ish-Bllokut Komunist. Por për këto municione Departamenti Amerikan i Shtetit dhe NATO kanë shpenzuar miliona dollarë për t’i asgjësuar. Për të blerë këto municione kompania e Diverolit ka përdorur nënkontraktorë ose ndërmjetës nga një listë federale kompanish të dyshuara për trafik të paligjshëm armësh”. Që këtu fillon, sipas artikullit, tregtia e pandershme e armëve që përfshin dhe Shqipërinë.
Shqipëria
Gjithçka janë shkruar këto dy javë në Shqipëri duket se janë “vulosur” edhe nga “New York Times”. Në lojë duket se ka hyrë dhe kompania fantazmë “EVDIN lid”, e cila u fut si ndërmjetëse mes MEICO-s dhe kompanisë “AEY”, duke rritur çmimin. “Një kompani ndërmjetëse u regjistrua në Qipro, “EVDIN Ltd”, që blinte municion dhe ia shiste kompanisë së Diverolit. Paketuesi amerikan i përfshirë në këtë marrëveshje, Trebicka, tha se ai dyshonte se qëllimi i EVDIN ishte të transferonte paratë te zyrtarët shqiptarë.
Shitjet sipas Trebickës ishin mister: Shqipëria shiste municion tek EVDIN për 22 $ për 1000 fishekë, ndërsa EVDIN ia shiste AEY të Diverolit për shumë më tepër. Diferenca sipas Trebickës ndahej me zyrtarët shqiptarë, me Pinarin, që ishte kreu i agjencisë së eksportit të armëve dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “Tani Berisha, Pinari, Mediu i kanë mohuar akuzat”, - thotë artikulli. Por Trebicka thotë se pasi ngriti shqetësimin për EVDIN dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kompania u detyrua të përjashtohej nga kontrata. Në 11 qershor 2007 Trebicka dhe Diveroli bëjnë një bisedë telefonike për problemet e biznesit në Shqipëri. Trebicka e regjistroi këtë bisedë dhe më vonë ia kaloi hetuesve shqiptarë. Biseda tregoi se kompania amerikane ishte në dijeni të korrupsionit në Shqipëri dhe se “Heinrich Thomet”, një kompani shitëse armësh zvicerane, qëndronte prapa EVDIN. Diveroli ka thënë se Thoment, ose i quajtur Henri, vepronte si ndërmjetës në këtë biznes.
28 Mars 2008