E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistët duan më shumë Shqipërinë

 

Artistë shqiptarë që kanë shkëlqyer me artin e tyre nëpër botë u shfaqën mbrëmë në skenën e Pallatit të Kongreseve në spektaklin e regjisores dhe producentes, Vera Grabocka, “Dua më shumë Shqipërinë”. Në këtë edicion të katërt ishin të ftuar aktori Xhim Belushi, balerini Eno Peçi, sot një ndër solistët e teatrit shtetëror të Vjenës, tenori Josif Gjipali, zëri i të cilit është dëgjuar në skena të mëdha operistike, që nga “La Scala” e shumë të tjera, sopranoja Erla Kollaku, futbollisti Lorik Cana, regjisori Ergin Kuke, Bujar Luca, Miriam Cani, por edhe shqiptarë të tjerë që kanë përçuar famë që nga Shqipëria, si Saimir Strati, Alban Skënderaj, etj. Mbrëmja u prezantua nga Alketa Vejsiu dhe aktori Timo Flloko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›