E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luante me armën, plumb në zemër babait

 

KOLONJE - Vret babanë duke luajtur me armën e zjarrit. Petro Zoja, 55 vjeç nga fshati Shtikë i Kolonjës u vra aksidentalisht mbrëmjen e së hënës, nga i biri, Andon Zoja. Sipas policisë, 24-vjeçari është arrestuar me akuzat e “vrasjes nga pakujdesia” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”. Pasi u morën në pyetje familjarët dhe të afërm të tjerë të viktimës, policia përjashtoi pistën e vrasjes për shkak të ndonjë konflikti familjar. Mësohet se djali 24-vjeçar ishte duke luajtur me një pistoletë 70-vjeçare, të cilën familja e tij e mbante që prej Luftës së Dytë Botërore. Papritur, një shkrehje e pavullnetshme qëlloi të zotin e shtëpisë në zemër, i cili gjeti edhe vdekjen e menjëhershme. Familjarët njoftuan menjëherë policinë e Ersekës, e cila pasi kreu akt-ekspertizën arrestoi 24-vjeçarin.           j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›