“Artistët e drogës” i dorëzoi policia shqiptare
Në tre muaj, në mediat e huaja u përmendën si trafikantë droge emrat e një prej poetëve të njohur shqiptarë, si dhe i një këngëtareje, që ka qenë ndër më të pëlqyerat nga publiku në vendin tonë. Sigurisht ata nëse dënohen për një krim të tillë, nuk mund të jenë përfaqësues të një populli të tërë. Për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ata edhe nëse janë, janë “një rast i rrallë dhe jodomethënës”, por për analistin Fatos Lubonja, kjo tregon se vendi ka “mbërritur shkallën më eprore të degradimit moral e shpirtëror”. Policia nga ana e saj mohon çdo favorizim të emrave të famshëm, kushdo qofshin, madje pohohet se ka qenë bashkëpunimi shqiptar me policinë italiane, ai që ka dorëzuar në dyert e drejtësisë artistët e dyshuar për trafik droge.
Tashmë ne shqiptarët nuk jemi më të “urryerit” në Itali. Ia kemi dalë mbanë që të ndryshojmë një opinion publik, i cili ia vështirësonte jetën çdo njeriu të thjeshtë me kombësi shqiptare, që shkonte në vendin fqinj, në kërkim të shpresës dhe një të ardhmeje të sigurt. Me punë, talent dhe kulturë kemi arritur që të fitojmë vendin tonë në shoqërinë evropiane italiane. Për këtë na është dashur shumë mund, durim dhe beteja të lodhshme ndaj paragjykimeve e stereotipave të një populli tjetër. Megjithatë, edhe pse tashmë jemi të respektuar në vendin fqinj, sërish gjatë rrjedhës së kohës, rishfaqen episode të veçanta, të cilat na rikthejnë sërish atë “nofkën” e veçantë dhe paragjykuese, që aq shumë kemi luftuar për ta hequr, prej trafikanti të drogës. Në tre muaj, në mediat e huaja u përmendën si trafikantë droge emrat e një prej poetëve të njohur shqiptarë, si i një këngëtareje, që ka qenë ndër më të pëlqyerat nga publiku në vendin tonë. Sigurisht ata nëse dënohen për një krim të tillë, nuk mund të jenë përfaqësues të një populli të tërë. Për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ata edhe nëse janë, janë “një rast i rrallë dhe jodomethënës”, por për analistin Fatos Lubonja, kjo tregon se vendi ka “mbërritur shkallën më eprore të degradimit moral e shpirtëror”. Policia nga ana e saj mohon çdo favorizim të emrave të famshëm, kushdo qofshin, madje pohohet se ka qenë bashkëpunimi shqiptar me policinë italiane, ai që ka dorëzuar në dyert e drejtësisë artistët e dyshuar për trafik droge.
Në shtator në prangat e policisë italiane ra Zyhdi Morava, poeti i njohur dhe ish-kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, i cili u kap duke transportuar 9 kg drogë. Një prej autorëve, që i këndonin dashurisë dhe që kishte arritur të krijonte respektin dhe vlerësimin e lexuesve me anë të vargjeve të tij. Para dy javësh, policia italiane akuzoi këngëtaren e njohur, Liljana Kondakçi, se ishte pjesë e një bande, e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës. Në mediat e vendit fqinj bëri “bujë” fakti që një prej artisteve me një “zë përrallor”, të ishte pjesë e një rrjeti, i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Vetë Kondakçiu në një intervistë të dhënë deklaroi se akuzat ndaj saj ishin të pavërteta dhe se ajo nuk kishte probleme me drejtësinë italiane. Megjithatë, “dëmi”, për sa i përket imazhit të shqiptarëve në opinionin publik italian, ishte bërë.
Para disa vitesh, në pranga përfundoi një tjetër personazh i njohur i jetës kulturore shqiptare, humoristi Koço Devole. Një prej artistëve tepër të njohur dhe të pëlqyer nga të gjithë në vend. Një lajm që i çuditi të gjithë në vendin fqinj, edhe shqiptarët. Nuk është pak të themi se lirimi nga akuzat i Devoles nuk ishte një lajm i mirë vetëm për të, por me dy rastet e tjera, a do të ndodhë e njëjta gjë?
Në sondazhin e fundit të bërë në Itali, shqiptarët ishin komuniteti më i respektuar nga popullsia vendase nga të gjithë komunitetet e emigrantëve në vendin fqinj. Kjo është një arritje e madhe për ne në Itali, po të kemi parasysh se vetëm përpara dy viteve, nëse do të pyesje një qytetar italian, ai do të identifikonte me një keqbërës apo trafikant, pikërisht një emigrant shqiptar.
Por të qenit sërish në qendër të vëmendjes, për sa i përket këtij fenomeni, sigurisht që bën që për një italian të thjeshtë, të jetë shumë e vështirë që të ketë një opinion të mirë që në fillim për një shtetas të thjeshtë shqiptar.
Për ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, artistët shqiptarë kanë vlera dhe ata nuk duhet të shikohen me “tjetër sy”. Për sa u përket ngjarjeve të fundit, i kontaktuar me telefon nga gazeta “standard”, edhe vetë kjo ide atij i duket si jo interesante, për vetë faktin se nuk mund të bëhet “kaq bujë”, vetëm për dy-tre raste të izoluara. Megjithatë, duhet thënë se për opinionin publik në vend dhe atë në Itali, sigurisht që lajmi se një artist shqiptar akuzohet se është korrier droge, ka ndikim, për më tepër që flitet për një person që duhet të përfaqësojë kulturën e një vendi. “Shiko, ka tema më interesante sesa kjo e artistëve shqiptarë. Nuk është aspak e vërtetë që artistët shqiptarë janë korrierë droge. Ato janë dy-tre raste të izoluara. Nuk mund të themi që ata bëjnë të tilla punë. Një gjë të tillë e bëjnë persona të tjerë. Nuk duhet të kapemi tek ky aspekt, për të tilla gjëra. Pse mendoni kështu? Nuk mund të përgjithësohen gjërat nga dy-tre raste të izoluara”, - është shprehur Pango në telefon, i pyetur në lidhje me këtë çështje. Në mediat e vendit fqinj është shkruar se sipas policisë italiane, artistët shqiptarë shfrytëzojnë popullaritetin që kanë në vend, për t’iu shmangur kontrolleve të policisë. Megjithatë, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ahmet Premçi, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. “Ne nuk bëjmë dallime. Për Policinë e Shtetit, të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit”, - u shpreh ai. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme shprehen se “për policinë shqiptare çdo trafikant është trafikant dhe çdo kriminel është kriminel, pavarësisht nga arsimi e kultura që ka”.
Ndërkohë akuzave të hedhura në median italiane se artistët shfrytëzojnë popullaritetin në Shqipëri për të kaluar kufirin pa probleme, burime zyrtare nga Ministria e Brendshme përgjigjen se kjo nuk është e vërtetë dhe se “ka qenë pikërisht bashkëpunimi i bërë ndërmjet policisë shqiptare dhe asaj italiane që ka sjellë në arrestimin e këtyre personave. Pavarësisht statusit të tyre, nëse shkelet ligji, atëherë ata do të mbajnë përgjegjësitë para shtetit.
Për një njeri normal, nga pyetjet e bëra, lajmi për përfshirjen e të tillë personave në trafikun e lëndëve narkotike shkaktoi çudi dhe zhgënjim. Kjo, për faktin e vlerësimit që ata kishin ndaj tyre, por edhe të statusit dhe vendit që ata kishin krijuar në shoqëri. Ndoshta në disa raste, edhe shembullit të keq. Analisti Fatos Lubonja në shkrimin e bërë në gazetën “Korrieri” më datë 30 shtator 2008 shkruan se “gjurmët e parasë së drogës shoqëria jonë i ka të shkruara në ballë ngado që hedh sytë, por që kjo të shkruhet edhe në ballin e poetëve sikur i kalon kufijtë. Një shoqëri ku edhe poetët e dashurisë merren me trafik droge, duke u vënë në shërbim të rrjeteve të kriminalitetit të organizuar, mund të thuhet se ka mbërritur shkallën më eprore të degradimit moral e shpirtëror, sepse në një shoqëri të tillë krimi është kthyer në elitë të vendit, kurse poetët në argatë të tij. Është një histori që tingëllon e vjetër dhe shumë e përhapur, nëse në vend të “krimi i trafikimit të drogës” do të themi vetëm krimi”.
Për shqiptarët, që tashmë me punë e mund kanë siguruar respektin në vendin fqinj, sigurisht që lajmi se ata që duhet të përfaqësojnë kulturën e vendit të tyre, janë edhe trafikantë droge, dëmton. Një italiani që sapo ka lexuar një “çudi” të tillë në të përditshmet e tij, ideja për të qëndruar, punësuar apo bërë biznes me një shqiptar, duhet të jetë patjetër e ndërtuar mbi baza të forta. Dhe “shqiptarit të thjeshtë”, do t’i duhet të humbë shumë mundësi dhe të punojë dyfish për të treguar veten.
Zyhdi Morava
Poeti i dashurisë, Zyhdi Morava, ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, kapet në kufirin italian me Austrinë, me 9 kilogramë kokainë. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, shkrimtari drogën e kishte fshehur në dyert e makinës, të cilën e transportonte me një karrotrec. Arrestimi është kryer nga një patrullë e policisë italiane në Brennero, disa kilometra pa mbërritur në Bolzano. Poeti disident i kohës së komunizmit, tashmë 62 vjeç, u çua në ambientet e izolimit të policisë në Bergamo. Vlera e drogës së sekuestruar, sipas autoriteteve italiane kapte shumën prej 4 milionë eurosh. Shkrimtari Zyhdi Morava, sipas agjencisë ANSA, ishte nisur me makinën e tij nga Holanda në drejtim të Italisë. Në Gjermani, konfirmohet që Morava të ketë bërë një ndalesë, pasi ka pësuar një defekt në makinë. Automjeti i tij ka lëvizur me karrotrec në Zvicër prej kufirit në Brennero, ka hyrë në territorin italian. Në Brennero, një patrullë e policisë ka ndaluar karrotrecin për të kontrolluar dokumentet e kamionçinës dhe makinës që ndodhej në të. Disa kontradikta në këto momente mes shoferit të karrotrecit dhe shkrimtarit, reagimet nervoze dhe një gjendje paniku i këtij të fundit, kanë nxitur agjentët e patrullës për një kontroll të hollësishëm. Kanë goditur në shenjë në këtë rast policët e patrullës, pasi në dyert e makinës së Moravës mbi karrotrec kanë gjetur të ambalazhuar 9 kilogramë lëndë narkotike të tipit kokainë.
Liljana Kondakçi
Këngëtarja lirike e mirënjohur e skenës së viteve ’80, Liljana Kondakçi, sipas policisë italiane, dyshohet se është pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar droge. Madje banda e njihte atë dhe me emër të koduar. Ajo thërritej “La mamma”, ose shqip “mamaja”. Emri i këngëtares publikohet edhe njëherë si eksponent i drogës, pas një operacioni të zhvilluar nga “Guardia di Finanza”, ku ranë në pranga 20 persona. Për Kondakçiun është prerë edhe një urdhër-arrest. Policia italiane nuk ka më dyshim, ajo është trafikante droge. Vetë këngëtarja shqiptare gjatë një prononcimi është shprehur: “S’kam probleme me drejtësinë italiane. Lajmi se për mua është prerë një urdhër arresti nuk është i vërtetë. Ky lajm është sqaruar para dy vite e gjysmë më parë. Tani unë nuk e kuptoj se përse del. Pasi unë kam dalë si zonjë me të gjithë rregullat e duhura dhe procedurat italiane. Në Shqipëri kam rreth 2 e vit e gjysmë mos më tepër që qëndroj. Nuk e di se për çfarë hetimesh bëhet fjalë për derisa unë kam dalë e rregullt dhe e pafajshme, unë jam në rregull dhe nuk kam pasur arsye të mendoj se do të vazhdojnë hetimet”.
Sipas policisë italiane, popullariteti që gëzonte ka qenë mjeti më i fortë që ka përdorur këngëtarja lirike shqiptare, Liljana Kondakçi, 56-vjeçare, për të trafikuar lëndë narkotike. Në operacionin e bërë nga karabinierët italianë përfunduan në pranga 20 persona, mes të cilëve disa shqiptarë.