E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia 34-vjeçari i dënuar për trafik

Ekstradohet nga Athina 34-vjeçari i kërkuar për trafik të paligjshëm. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol-Tirana ditën e djeshme mori në dorëzim Fatmir Kodhelajn, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Kjo, pasi trupi gjykues e dënoi me 3 vjet burgim dhe 4.000.000 lekë gjobë, për veprën penale të “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm kufirit”. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 13.02.2006, me mjetin e tij me targa greke XY 3009, ka tentuar për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme në Greqi shtetasen shqiptare L. Z., me pasaportën e bashkëshortes së tij, kundrejt pagesës prej 1700 euro. Ai iu dorëzua në aeroportin e Rinasit përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›