Në gjykatë i dyshuari për trafik
Prokuroria njoftoi dje se ka bërë gati për gjykim dosjen e Minella Xhogu, i akuzuar për "Trafiktë narkotikeve". Burimet thanë se arrestimi i Xhogut është bërë në qershor të këtij viti. Mbi Minella Xhogun rëndon vepra penale e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas burimeve, emigranti 52-vjeçar gjatë këtij viti kishte kryer rreth 4 hyrje-dalje nga Shqipëria në Greqi, në të cilat mendohet se ka dërguar të tjera sasi lëndësh narkotike. 52 vjeçarit nga Selenica e Vlorës nje emigrantit që jetonte në Athinë prej 12 vitesh, iu gjetën në makinë 14 kg marijuanë. Droga ishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit me targë greke dhe policisë i është dashur ta shpërbëjë atë për të zbuluar sasinë e plotë të drogës.
Mendohet se droga është siguruar nga zona e Semanit në Fier ose në bregun e lumit Shushicë në Vlorë.
L.K
Mendohet se droga është siguruar nga zona e Semanit në Fier ose në bregun e lumit Shushicë në Vlorë.
L.K