Padia; Teliti e Toma: Na çoni në gjykatë të gjykohemi
Armand Teliti e Andi Toma padisin në gjykatë prokurorin Arben Kraja për zvarritje të procesit hetimor për çështjen e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Paraditen e djeshme është paraqitur në Gjykatën e Tiranës avokati i Telitit dhe Tomës, Genc Gjokutaj, i cili depozitoi kërkesën që kërkonte pushimin e hetimeve, me ankesë për kërkesën e një dite më parë, ku kërkohej shtyrje për një muaj e afatit të hetimeve. Një kërkesë e ngjashme është depozituar edhe në Gjykatën e Lartë, e cila ka po të njëjtin objekt, atë të ankimimit të shtyrjes së afateve të hetimit për dosjen në ngarkim të këtyre të pandehurve. Bazuar në kërkesën e dorëzuar dje nga avokati Gjokutaj, zyrtarët u kërkojnë gjykatësve që brenda 10 ditëve të refuzojnë vendimin e prokurorit të çështjes, Arben Kraja, me pretendimin se prokuroria po i zvarrit hetimet për motive politike. Lidhur me këtë fakt, vetë ish-ministri i Transporteve, aktualisht drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, deklaron se “Prokuroria nuk ka bërë asnjë akt procedural dhe tani kërkon edhe ta shtyjë një muaj procesin. Kjo është antiligjore dhe e pandershme. Prokuroria e hapi këtë çështje politikisht dhe po e shtyn afatin e hetimeve drejt periudhës së fushatës elektorale”. Sipas tij, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës dhe Gjykatës së Lartë, në mënyrë që këto hetime të ndërpriten dhe çështja të marrë zgjidhje. Ky procedim penal është regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës dhe daton më 9 mars 2007 dhe kaloi për moskompetencë në Prokurorinë e Përgjithshme, për shkak të funksioneve të personave nën hetim, mes të cilëve edhe ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Prokuroria e Përgjithshme shprehet se hetimet janë në prag të përfundimit dhe se shumë shpejt do të ketë edhe konkluzionet për secilin nga të akuzuarit. Dy ditë më parë, prokuroria vendosi ta shtyjë edhe një muaj dorëzimin e dosjes në gjykatë, gjë e cila shkaktoi reagimin e disa prej të hetuarve, konkretisht Andi Tomës e Armand Telitit, të cilët kërkojnë daljen sa më shpejt para gjykatës.
Trafiku i prostitucionit
Babë e bir në gjykim me masën e sigurisë “arrest në burg”, rrëzohet kërkesa e avokatit
Rrëzimi i kërkesës së avokatit të Astrit e Nelger Patës për ndryshimin e masës së sigurisë ka sjellë edhe largimin demonstrativ të tij nga salla e gjyqit, dhe për pasojë edhe shtyrjen e seancës gjyqësore për ditën e djeshme. Babë e bir, të akuzuar për trafikimin e një vajze shqiptare për qëllime prostitucioni, disa vite më parë në Norvegji, i kërkuan togave të zeza ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga trupi gjykues. Me rrëzimin e kërkesës, të pandehurit braktisën sallën e gjyqit, çka solli ndërprerjen e procesit. Seanca e radhës u la për javën e ardhshme. Astrit dhe Nelger Pata u arrestuan disa muaj më parë nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila i akuzon për mashtrim dhe më pas për trafikimin për prostitucion të një vajze, ngjarje kjo e ndodhur disa vite më parë në Norvegji. Vajza, që ka bërë kallëzim penal ndaj babë e bir, aktualisht i është nënshtruar një programi mbrojtjeje në shtetin nordik. Ndërkohë deklarimet e saj janë administruar në dosjen që autoritetet norvegjeze, të cilat ia përcollën prokurorisë shqiptare. Ndërkohë, vetë togat e zeza shkuan në Norvegji dhe morën të gjitha deklarimet e administruara më parë nga akuza norvegjeze.