Artistët në Gjykatë, milionat e botës së artit përfshijnë VIP-at në gjyq
Artan Tozaj padit Pirro Çakon, Jorgo Papingjin, Shpëtim Saraçin dhe Nestor Krajën
Laureta Rryçi
Bota e muzikës është kthyer në një industri që prodhon para. Të gjithë krijuesit po mundohen jo vetëm të ruajnë të drejtën e autorit mbi veprën e tyre, por edhe të një rrethi shoqëror për të qenë sa më të mbrojtur nga klane të ndryshme. Tashmë bëhet fjalë për një treg që nuk prodhon më miliona lekë, por miliona euro. Deri tani të gjitha këto përplasje ishin të nëndheshme për opinionin publik. Konflikti është krijuar në një nga agjencitë më të njohura për të drejtën e autorit, “Albautor”. Ish-drejtori i Përgjithshëm i kësaj agjencie ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një padi civile në të cilën përfshin shumë emra VIP-ash të botës së muzikës. Ai kërkon pezullimin e vendimit të asamblesë së përgjithshme të kësaj agjencie, si dhe heqjen e të drejtës së votës së këtyre anëtarëve deri në përfundim të procesit. Kjo padi, e cila tashmë do t’i detyrojë artistët të paraqiten në gjykatë, është e para në llojin e saj ku përfshihen kaq shumë emra të njohur të botës së muzikës shqiptare. Artan Tozaj ka paditur Pirro Çakon në cilësinë e presidentit të agjencisë, Jorgo Papingjin, Shpëtim Saraçin, Nestor Krajën dhe Vasil Tolen, në cilësinë e anëtarëve që kanë të drejtën e votës në këtë agjenci.
Problemet
Si duket konfliktet mes të njohurve të muzikës kanë nisur që në ditët e fundit të muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Por i kanë vënë kapakun më datë 16 shkurt, kur asambleja mori vendimin për lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë, Artan Tozaj, dhe në vend të tij ka emëruar Idar Bistrin. Gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave të paraqitura për këtë pozicion administrativ morën pjesë anëtarët e Këshillit të Administrimit të Agjencisë, presidenti Pirro Çako, anëtarët Jorgo Papingji, Nestor Kraja, Shpëtim Saraçi dhe Vasil S. Tole (me të drejtë vote), si dhe kandidatët e paraqitur zyrtarisht me dosje. Për të ndjekur procedurat e zgjedhjes së drejtorit të ri të Agjencisë ishte ftuar të asistonte edhe një përfaqësi e anëtarëve ortakë të Agjencisë si dhe vëzhgues. Mbledhja ka vazhduar më tej me shqyrtimin e dosjeve, të dokumentacionit dhe draft-platformave që kandidatët kishin paraqitur në përputhje me kriteret e shpallura publikisht, kritere të aprovuara me vendim të Këshillit të Administrimit. Më pas u votua dhe ndër tre kandidatët fitoi me 4 vota Idar Bistri. Po atë ditë u bë e njohur për mediat se për vendimin që u mor do të njoftoheshin edhe strukturat shtetërore me të cilat do të ketë të bëjë këtej e tutje "Albautor"-i, pra Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Zyra Shqiptare e të Drejtës së Autorit, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit.
Ministri i Kulturës, vetëm pak kohë më parë premtoi se kishte ndër mend të kalonte fonde për këtë agjenci dhe për artistët e aderuar në të. Albana Pulaj, përgjegjëse e sektorit të regjistrim-certifikimit dhe të inspektimit të tregut, ka konfirmuar për mediat se kjo zyrë ka marrë sinjalizime nga një pjesë e anëtarësisë së agjencisë "Albautor" dhe është duke e shqyrtuar si rast. Gjithashtu, ajo konfirmon se të gjitha shoqatat dhe agjencitë, deri më 31 mars, kanë detyrimin ligjor për të bërë publik gjithë aktivitetin financiar dhe ekonomik, si dhe anëtarësinë e tyre. Vetëm pas datës 31 mars kjo zyrë do të ketë mundësinë që të deklarojë shkeljet që janë bërë në këtë agjenci. Vetëm pas kësaj date dhe pasi të arrijë në një përfundim në lidhje me ankesat e artistëve, kjo zyrë do t‘i propozojë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pezullimin për gjashtë muaj ose dhe heqjen e licencës.
E drejta
E drejta e autorit rezulton si një nga problemet më serioze të jetës kulturore-artistike dhe të botimeve të vendit tonë pas viteve ’90, e cila vazhdon edhe sot. Për vite me radhë u vodhën të drejtat e autorëve të huaj, u cenuan dhe nuk u paguan të drejtat e disa autorëve shqiptarë. Ndërkohë që legjislatori nuk bën asnjë përpjekje për ta përsosur më tej këtë fushë të ligjit, i cili duhet t’i përshtatet kohës dhe të ketë modifikime, të cilat mund të shërbejnë që ai të ketë më shumë rezultate në respektimin e së drejtës së autorit. Pirateria është konsideruar si një fenomen që prish imazhin e autorëve, artistëve interpretues dhe ekzekutues. Ka një rritje sensibilizimi nga vetë artistët, ndërkohë që fenomeni i piraterisë dhe keqpërdorimit të të drejtave të autorit vazhdojnë të mbeten ende një problem. Në vendin tonë janë tri agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale. Megjithatë, puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga shkaqet të ndryshme, si mosfunksionimi i ligjit dhe në disa raste dhe nga mosnjohja e tij.
Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që shumë artistë të njohur të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Shpeshherë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit. Ndërkohë që rregullat dhe ligjet nuk zbatohen, pasojat bien mbi pronësinë intelektuale. Zyra shqiptare e të Drejtave të Autorit në vendin tonë ka marrë disa masa dhe ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të agjencive të ndryshme që operojnë në vendin tonë, por duket se deri tani këto nuk kanë qenë të mjaftueshme. Që fenomeni i piraterisë po dëmton pronën intelektuale në vendin tonë, kjo është pohuar jo vetëm nga institucionet përgjegjëse, por dhe nga autorë të fushave të ndryshme. Ndërkaq, që në vendin tonë janë tri agjenci, të cilat janë të licencuara nga Ministria e Kulturës për të mbledhur të ardhurat nga subjekti përdorues. Sipas përfaqësuesve të këtyre agjencive, që pirateria si fenomen të reduktohet duhet që të funksionojnë të tëra hallkat e një zinxhiri që kanë të bëjnë me institucionet përgjegjëse në vendin tonë.
Të dhënat e padisë civile
Nr. i çështjes: 6498
Dt. e regjistrimit: 24.02.2010
Paditësit: Artan Tozaj, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shqiptare për të Drejtën e Autorit në Fushën e Muzikës dhe të Veprave të Audiovizuale, "Albautor", Këshilli i Administrimit të Agjencisë Shqiptare për të Drejtën e Autorit në Fushën e Muzikës dhe të Veprave Audiovizuale, "Albautor"
Të paditurit: Pirro Çako, presidenti i Agjencisë Shqiptare për të Drejtën e Autorit në Fushën e Muzikës dhe të Veprave Audiovizuale, “Albautor”, Jorgo Papingji, Nestor Kraja, Shpëtim Saraçi, Vasil Tole.
Lloji i çështjes: Padi të tjera (Çështje tregtare).
Objekti: Konstatimin e pavlefshmërisë të Vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme datë 09.12.2009 për Zgjedhjen e Këshillit të Administrimit të Presidentit të Agjencisë “Albautor”. Konstatimin e pavlefshëm të Vendimit Nr. 2, datë 05.02 2010 të KA-së për emërimin e Idar Bistri në detyrën e drejtorit të Agjencisë “Albautor”. Pezullimin e vendimmarrjes dhe veprimtarisë së mëtejshme të presidentit dhe Këshillit Administrativ deri në përfundim të gjykimit.
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Anila Capo - Zere
Situata aktuale në Shqipëri për të drejtat e autorit
Situata aktuale në Shqipëri të lë përshtypjen se prona intelektuale është ajo që vlen më pak se kushdo. Ligji mbi të drejtën e autorit në Shqipëri është vënë me kohë, por si gjithmonë, jo të gjitha ligjet arrijnë të zbatohen në vendin tonë. Situata aktuale në Shqipëri të lë përshtypjen se prona intelektuale është ajo që vlen më pak se kushdo, ndërkohë që fenomeni i piraterisë ndeshet gjerësisht në tregun shqiptar. Pirateria është konsideruar si një fenomen që prish imazhin e autorëve, artistëve interpretues dhe ekzekutues. Ka një rritje sensibilizimi nga vetë artistët, ndërkohë që fenomeni i piraterisë dhe keqpërdorimit të të drejtave të autorit vazhdojnë të mbeten ende një problem. Në vendin tonë janë tri agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, megjithatë, puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga shkaqet të ndryshme, si mosfunksionimi i ligjit dhe në disa raste dhe nga mosnjohja e tij.
26 Shkurt 2010