E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësi, Coli nuk bie pre e pyetjeve të avokatëve



Procesi për bandën e Durrësit vijoi dje sërish me pyetjet e avokatëve ndaj të penduarit Adriatik Coli. Për më shumë se pesë orë me radhë, Coli, pavarësish dhjetëra pyetjeve, herë-herë dhe provokuese, sërish duket se nuk është gjunjëzuar. Burime pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda sqaruan dje se avokatët më shumë janë fokusuar në pyetjet e tyre për ta nxjerrë në krime të ndryshme vetë të penduarin, se sa për të sqaruar pozicionin e klientëve të tyre. Coli ka më shumë se pesë seanca që u përgjigjet pyetjeve të mbrojtësve të të pandehurve të këtij procesi. Me vendim të kolegjit penal, këto seanca po zhvillohen me dyer të mbyllura. Coli edhe në dëshmitë e mëparshme ka hedhur dritë për vrasje, konfliktet mes bandave për interesa që përkthehen në miliona dollarë, të cilat kishin ndodhur në zemër të Durrësit. Coli ka dëshmuar për miqësinë me Lulzim Berishën. Personat që urdhëronin atentatet, vrasjet dhe drejtonin trafiqet e lëndëve narkotike. Përse u nda banda mes Lulzim Berishës dhe Indrit Dokles dhe vënia e një çmimi marramendës për kokën e secilit prej tyre? I penduari i drejtësisë, Adriatik Coli, u ka vënë autorët për secilën vrasje pa autorë që kanë ndodhur nga viti 1998 e deri para dy vitesh, kur dhe u arrestuan. Mësohet se Coli ka përmendur edhe emra personash, të cilët nuk janë të pandehur në këtë dosje, të dhëna të cilat për Prokurorinë konsiderohen si të dhëna sekrete që do të ndikojnë në zgjerimin e kësaj dosjeje. Sipas dëshmisë së djeshme rezultoi se i pandehuri Lulzim Berisha dhe shtetasi Kledjan Saliu (aktualisht i vrarë) që nga viti 1997 e në vazhdim kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle, si dhe shtetasit Ilir Xhunga, Arben Paja, aktualisht të vrarë. Kjo organizatë kriminale, për shkak të veprimtarisë së saj ka kryer një numër të madh veprash penale, hetimet për të cilat një pjesë ishin pezulluar për zbulimin e autorëve.
Të pandehurit
Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Begu
Bujar Gashi
Dritan (Adriatik) Coli
Ahmet Ajetis
Osman Karpuzi
Sardian Sulejmani

Ekstradohen nga SHBA-të dhe Italia dy të kërkuar për vrasje
TIRANË – Interpoli ekstradon në Shqipëri dy të kërkuar për vrasje. Lajmi bëhet i ditur nga policia, sipas së cilës, personi i parë i ekstraduar nga SHBA-të është Shkëlqim Qosaj, 33 vjeç, lindur në Bërdicë të Shkodrës. Ai është dënuar me 20 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Kjo pasi në Bërdicë ai ka qëlluar me armë zjarri Zef Prekën, i cili po udhëtonte me makinë, duke i shkaktuar atij vdekjen dhe kjo pasi autori i krimit kishte një marrëdhënie me motrën e viktimës. Ndërsa personi i dytë i ekstraduar nga Milano është 33-vjeçari Astrit Lika, lindur në Fushë-Mamurras, i dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim“. Kjo pasi në datën 25.01.2008, në Fushë-Mamurras, Lika ka vrarë me armë zjarri Gëzim Lleshin për motive të dobëta. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas këta dy persona u janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

26 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›