E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr për pazarin, pritet me thikë në fyt transvestiti

Policia ka identifikuar një të dyshuar i cili njihet si person i “afërt” me grupin e transvestitëve. ‘Kristina’ kishte fytin e prerë dhe ka vdekur rrugës për në spital. 

TIRANE- Konflikti për “pazarin” i ka kushtuar jetën një prej transvestitëve që frekuentojnë lulishten para Sahatit dhe pas Pallatit të Kulturës në Tiranë. Petriti, i njohur si Kristina, është ekzekutuar i prerë në fyt me thikë, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka lidhje me aktivitetin e transvestitit si prostitutë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, kur “Kristina”, ka dalë nga rrugica midis pallatit të ri shumëkatësh që ndodhet në sheshin “Ushtari i Panjohur” dhe të nxjerr te hyrja e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. ‘Kristina’ kishte fytin e prerë dhe kërkonte ndihmë, por ndonëse është dërguar për në Spitalin Ushtarak mësohet se ka ndërruar jetë rrugës. Policia mësohet se ka identifikuar një të dyshuar i cili njihet si person i “afërt” me grupin e transvestitëve, madje ka dyshime se shpesh u ka ofruar mbrojtje kundrejt pagesës. Shërbime të shumta të Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, si edhe të Drejtorisë së Policisë së Qarkut mësohet se kanë kryer kontrolle të shumta për shoqërimin e të dyshuarit, por që deri në mesnatë nuk kishin mundur ta gjenin. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë ndonjë pagesë e pashlyer e ‘Kristinës’ ndaj personit që njihej edhe si tutor i transvestitëve apo prostitutave të tjera që frekuentojnë lulishten para ‘Ushtarit të Panjohur’ dhe atë pas Pallatit të Kulturës. Zona, ndonëse në qendër të Tiranës frekuentohet nga tranvestitë, si dhe prostituta e homoseksualë duke u bërë mjaft problematike si për kalimtarët, por edhe frekuentuesit, për shkak se shpesh mbetet e pakontrolluar.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›