Artistja e merituar Edi Luarasi në 70 vjetorin e lindjes
Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Artistes së merituar Edi Luarasi, Teatri Kombëtar ka organizuar një ceremoni në nder të aktores së mirënjohur. Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940 është aktore i njohur shqiptare. Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin (AP). Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”.
18 Maj 2010