E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Sigurimit diskuton për gjendjen në Kosovë



Këshilli i Sigurimit i OKB-së debatoi ditën e djshme për Kosovën, përmes një raporti të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Mun, me anë të së cilit bëri thirrje për rivendosjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për çështjet praktike të bashkëpunimit rajonal. Sipas raportit, qëndrueshmëria afatgjatë dhe zhvillimi i Kosovës dhe rajonit lidhen me një proces të suksesshëm të pajtimit. Të dyja palët kanë rënë dakord që të përfshihen në procesin e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve praktike, por Beogradi zyrtar ka vlerësuar se statusi i Kosovës duhet të rinegociohet, meqë sipas tij ai nuk është i zgjidhur. Zyrtarët në Prishtinë ndërkaq thonë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Në raportin e tij Ban Ki Mun ka shfaqur shqetësime edhe për mundësinë e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, nëse një strategji e autoriteteve të vendit për integrimin e kësaj pjese, nuk është transparente dhe nuk përfshinë në dialog edhe komunitetet e atjeshme.

Maqedoni, BDI-ja vendos të kthehet në Kuvend

BDI-ja, partia shqiptare pjesë e mazhorancës i është rikthyer punës në parlament. Kryetari i Grupit Parlamentar, Tahir Hani, tha se ky veprim vjen pas koordinimeve që kanë pasur me VMRO-DPMNE-në, me të cilën përbëjnë mazhorancën. Megjithatë, BDI vazhdon të ketë marrëdhënie të tensionuara me VMRO DPMNE-në. Kjo parti i ka bërë një kërkesë partisë së kryeministrit Gruevski me tre pika ku përfshihen statusi ish ushtarëve të UÇK-së, rasti “Sopot”, ku disa shqiptarë janë në burg edhe pse kanë dalë fakte që sugjerojnë se ata mund të mos jenë fajtorë, si dhe procedimi nga gjykatat e Maqedonisë të rasteve që Haga i ktheu për shkak të mungesës së fakteve që hetojnë ish UÇK-në.

18 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›