E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani e Madhe, Reja vullkanike anulon 1 mijë fluturime



Reja vullkanike po mbulon sërish gjithë qiejt e Europës dhe deri tani mendohet se ka shkaktuar anulimin e rreth 1 mijë fluturimeve. Lajmin e bën të ditur Organizata Europiane për Udhëtimin Ajror, Eurocontrol. Hapësirat ajrore deri tani janë mbyllur në Vendet e Ulëta dhe në një pjesë të Britanisë së Madhe.
Ndërkohë në Londër janë hapur dy aeroportet por situata vazhdon të jetë kaotike. Pas mbylljes më të madhe të aeroporteve në Britani, radha i vjen Holandës ku Amsterdami është paralizuar. Në Britani, përveç dy aeroporteve të Londrës, urdhër për mbyllje kanë dhënë edhe në qytetet Manchester, Birmingham, Liverpul, Ueside e Noruiç.

Afganistan, rrëzohet avioni me 43 pasagjerë

Një avion i linjës “Pamir Airë///ays” me 43 persona në bord ka rënë në Afganistan. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët, të cilët kanë saktësuar se në bord gjendeshin 25 afganë, 6 të huaj dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Avioni është rrëzuar në veri të qytetit, në një zonë që kontrollohet nga talebanët. Autoritetet thanë se avioni i shoqërisë “Pamir Airë///ays” u rrëzua kur po fluturonte nga Konduzi në kryeqytetin Kabul. Ekipet e shpëtimit shkuan për në vendin e ngjarjes, në afërsi të Grykës Salang.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha se u është kërkuar ndihmë forcave të NATO-s për të përcaktuar vendndodhjen e avionit. Dy helikopterë u angazhuan me operacionet e kërkimit.

Iran, marrëveshje me Brazilin dhe Turqinë

Irani ka mundur të arrijë një marrëveshje me Brazilin dhe Turqinë për shkëmbimin e uraniumit. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Punëve të Jashtme në Ankara Ahmet Davutoglu, i cili ndohej në Teheran, ku u zhvilluan bisedimet mes autoriteteve iraniane, presidentit brazilian Lula Da Silva dhe kryeministrit turk Erdogan. Dy liderët po përpiqen të bien dakord për shkëmbimin e materialeve bërthamore dhe ta shpëtojnë Iranin nga sanksionet e paralajmëruara. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ramin Mahmanparast, tha se në bazë të marrëveshjes, Irani do ta dërgojë pjesën më të madhe të uraniumit të pasuruar në Turqi për t’u shndërruar në uranium të shkallës së lartë, që do të përdoret në kërkime mjekësore. Turqia dhe Brazili, anëtarë jo të përhershëm të KS-së, ishin shprehur kundër sanksioneve shtesë ndaj Iranit.

18 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›