E Diel, 1 Nëntor 2026

Naomi Kembëll, dyshohet se është shtatzënë



Transparente, por me forma të rrumbullakosura. Kështu u shfaq në Kanë, Naomi Kembëll. Pasi ka qëndruar një periudhë larg pasarelave dhe shumë pranë të fejuarit, manjatit rus Vladimir Doronin, Venera e Zezë kur ka munguar në mbrëmjen mondane më shik të momentit. Për këtë shfaqje ajo zgjodhi një fustan të koleksionit të mëparshëm, ku duket më e rrumbullakosur në fytyrë, por edhe në trup. Është vërtet shtatzënë Naomi? Ajo kishte veshur një fustan “Givenchy Couture” të koleksionit vjeshtë-dimër 2008/2009, transparent në pjesën më të madhe, që në të vërtetë linte imagjinatën të lirë të dëfrehej. Të dy rrinin dorë për dore dhe të qeshur më shumë se kurrë, ndërsa vetë Naomi herë pas here përshëndeste të pranishmit me buzëqeshje. Për momentin, nuk na mbetet veçse të shohim se si do të shkojë kjo histori.

Lindsi Lohan zihet me ish-të dashurin

Raportohet se Lindsay Lohan është përfshirë në një zënkë me një lojtar amerikan të hokejit, për të cilin ajo thotë se ka qenë një ish i dashur. Aktorja, e cila është njohur për zënkat e saj në publik thuhet se është grindur me lojtarin e Nju Jork Rangers, Aron Voros. Një burim ka thënë për “New York Post” se 23-vjeçarja ia ka hedhur pijen e saj të dashurës së Aron, Xhesika Stam, duke u munduar që t’i nxjerrë ata nga klubi. Ndërsa Lohan kishte thënë se Aron ishte ish i dashuri i saj, ky i fundit ka pohuar se as që e njeh aktoren.

18 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›