E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat, NATO-ja me strategji të re për 10 vitet e ardhshme



Nato-ja duhet të fitojë luftën në Afganistan, të forcojë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, t’u bëjë ballë kërcënimeve të Iranit si dhe të garantojë sigurinë e 28 vendeve anëtare. Këto janë pikat më të rëndësishme që përmban dokumenti i bërë publik ditën e djeshme lidhur me alencën ushtarake. Kjo është një përpjekje për të zbukur përçarjen me SHBA-të, duke favorizuar një rol më të madh ndërkombëtar për NATO-n dhe vendet evropiane që duan nga ajo të ruajë vëmendjen tradicionale mbrojtëse. “NATO-ja duhet të jetë e gjithanshme dhe me efikasitet të mjaftueshëm për të vepruar në të gjitha zonat ku operon”, tha ish-sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt, kreu i ekipit të ekspertëve që kanë hartuar dokumentin. “Për të mbështetur vullnetin politik të operacioneve, Aleanca duhet t’u garantojë të gjitha vendeve anëtare siguri për territoret e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen do të përdorë projektin si një bazë të mjaftueshme për një koncept të ri strategjik që do të paraqitet për miratim në samitin e ardhshëm të aleancës në Lisbonë, Portugali, në nëntor. E themeluar në vitin 1949 për të luftuar kërcënimin e një pushtimi sovjetik, aleanca 28-anëtarëshe është në mes të një krize, që kërkon me domosdoshmëri marrjen e përgjigjërsive dhe rritjen e ndikimit, 20 vjet pas rënies së komunizmit. Koncepti i mëparshëm strategjik u përqendrua kryesisht në rolin paqeruajtës në vende si Bosnja dhe Kosova. Ai u miratua në 1999, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe para se sulmet e 11 shtator 2001, në Shtetet e Bashkuara të detyronin aleancën për të ndërmarrë misione të tilla si lufta në Afganistan. Lufta është misioni më i madh tentuar ndonjëherë nga Aleanca. Më shumë se 100.000 trupa të NATO-s, rreth dy të tretat e tyre amerikane, janë të vendosura tashmë atje. Rreth 1800 ushtarë të NATO-s janë vrarë në konfliktin e shkallëzuar. “Në botën e sotme ne mund të kemi për të shkuar përtej kufijve për të mbrojtur kufijtë tonë. Unë mund të përmend Afganistan si një rast konkret”, tha Fogh Rasmusen. “Por në Afganistan, NATO-ja nuk është në gjendje pushimi. NATO-ja është shumë më tepër se lufta e Afganistanit, pavarësisht se një pjesë e madhe e forcave ushtarake janë të përqendruara atje. Dokumenti i ri parashikon edhe përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, e cila i ka ardhur në ndihmë me Afganistanin, duke hapur një rrugë tokësore të furnizimit nga Europa. NATO dhe Rusia duhet të punojnë më ngushtë së bashku në fushat e tjera me interes të dyanshëm, të tilla si mbrojtja nga raketat, mbrojtja ndaj terrorizmit, parashikohet në strategjinë e re të aleancës. “Kjo do të thotë një bashkëpunim të ngushtë me Rusinë si një partnere e rëndësishme, në bazë të interesave të përbashkëta” u tha gazetarëve Fogh Rasmusen.
Deklarata e re theksoi kërcënimin që u vjen shteteve nga kërcënimi i Iranit.

18 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›