E Diel, 1 Nëntor 2026

Artur Zheji merr drejtimin e ATSH-së

 

Me propozim të kryeministrit Berisha ish-drejtori i TVSH-së, Artur Zheji është emëruar drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit do të zërë vendin e drejtoreshës aktuale, Antoneta Malaj. “Për të vënë në jetë programin politik ambicioz, Qeverisë së re i duhet të lirojë nga detyra funksionarët e administratës qendrore, të cilët janë në kompetencë të saj, ndaj propozohet p/vendimi për zëvendësimin e drejtorit të ATSH-së. Kandidatura e z. Zheji është një kandidaturë e denjë për ecjen përpara dhe mirëfunksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, thuhet në relacionin e këtij projektvendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›