E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kërkohen 23 policë

 

GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës hap 23 vende pune të mbetura vakant, si pasojë e reformës së kryer në këtë institucion gjatë katër viteve të fundit. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se janë 23 vende bosh të cilat priten të plotësohen gjatë periudhës vijuese me kandidatë të përshtatshëm, për të milituar në radhët e Policisë së Shtetit. Pas reformave të ndërmarra në të tre komisariatet e policive të rretheve të qarkut të Gjirokastrës gjatë katër viteve të fundit, sot kërkohen 23 punonjës policie, të cilët do të punojnë në sektorë të ndryshëm. Vala e parë e reformës në Policinë e Gjirokastrës u ndërmor në fillim të vitit 2006, kur në krye të saj ishte Dashnor Kaja. Në shumë raste u zbatua plani i transferimeve të oficerëve të policisë në zonat e veriut, ku njëri prej të cilëve ishte edhe ish-drejtori i Policisë së Gjirokastrës, në periudhën e zgjedhjeve parlamentare të 2005, Edmond Targaj, i cili u transferua në Kukës si oficer i thjeshtë. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›