E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, policia bllokon 50 makina

 

DURRES - Policia e qarkullimit rrugor në Durrës ndërmerr një aksion të gjerë dhe të befasishëm, në fokusin e të cilit ka qenë kontrolli i dokumentacioneve të mjeteve motorike. Mësohet se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë bllokuar mbi 50 automjete, të cilat kanë qenë kryesisht me targa të huaja. Në krye të operacionit ka qenë kryepolici i Durrësit, Ilia Nasi, i cili për më shumë se një orë ka ndjekur kontrollet në postbllokun e ngritur pranë Torrës Veneciane. Mësohet se 3 postoblloqe të tjera janë ngritur në Durrës: pranë urës së Dajlanit, pranë Muzeut të Dëshmorëve dhe te stacioni i trenit. Aksioni i policisë së Durrësit është zhvilluar dy ditë pas analizës 9 mujore të policisë, ku rezulton se janë shënuar një numër i lartë aksidentesh rrugore. Në 155 aksidente të shënuara në qarkun Durrës - Krujë kanë mbetur të vdekur 44 persona, janë plagosur rëndë 35 persona dhe të plagosur më lehtë 151 të tjerë.                        o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›