Arvizu Grate me shume fuqi ne vendimmarrje

Gratë duhet të përfshihen më shumë në proceset vendimmarrëse. Ky ka qënë mesazhi i një paneli të perbere nga pedagogë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që mbrojnë të drejtat e femrave në vendin tonë. Të njëjtin mesazh ka përcjellë edhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, i cili ka qënë i ftuar në këtë aktivitet. Ai u shpreh se vendet mund të zhvillohen vetëm në rast se do të respektohet barazia gjinore.
"Fuqizimi i grave nuk është gjëja e vetme që duhet bërë, por ndërkohë është dhë një politikë e jashtme e të gjitha vendeve. Duhet të jenë patjetër pjesë përbëresë e qeverive dhe proceseve demokratike. Fuqizimi i grave është celësi i ecjes përpara të demokracive. Respektimi i te drejtave te grave është ndërkohë dhe një nga rrugët drejt zhvillimit ekonomik të vendeve, këtë e tregon përvoja e shumë shteteve, te cilat i kane të përfshira ato kudo, ne veçanti ne fushen e biznesit. Të gjithë ju luani një rol të madh në fuqizimin e jetës ekonomike, politike dhe sociale të grave në Shqipëri", tha Arvizu.
Pas këtij mesazhi, ambadari Arvizu, i është përgjigjur edhe pyetjeve të disa studentëve të shkencave sociale. Ai i ka njohur ata me politikat e qeverise Obama, si dhe si funksionon shteti ligjor.
Edlira Sulejmani