Simpozium i politikes berthamore te NATO-s

Për dy ditë me rradhë në Tiranë mbahet sipoziumi vjetor i Politikës Bërthamore të NATO-s, me pjesmarrjen e një numri të gjerë specialistësh ne fushen e sigurise Kombetare. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në fjalën e tij theksoi rolin e Aleances në sfidat gjeostrategjike por edhe ate te reduktimit te armeve berthamore kudo ne bote.
"Koncepti i ri strategjik e angazhon nato-n për një botë pa armë bërthamore, por nga ana tjetër konfirmohet fakti se për aq kohë sa ekzistojnë këto lloj armësh, nato do të mbetet një aleancë bërthamore. Komuniteti ndërkombëtar ndan mendimin se Nato ka një rol për të treguar, një rol drejtues shumë të rëndësishëm për të mbajtur në sfidat bërthamore të shekullit të 21-të. Në këtë kuptim, qëndrimi i aleancës në sigurimin se disponon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar katastrofa të mundshme dhe për të ruajtur sigurinë e popullsisë dhe stabilitetin e vendeve anëtare, është shumë sinjifikativ. është po ashtu e rëndësishme se sfidat aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, kërkojnë urgjentisht të forcojnë regjimin e mospërhapjes së arsenalit bërthamor, madje dhe reduktimin e tyre, në linjë me konceptin e strategjisë së re të Nato-s dhe në përputhje me marrëveshjen për mos përhapjen e këtyre lloj armësh", tha Imami.
Pjesmarresit ne simpozium do te diskutojne mbi praktikat e eleminimit te arsenalit berthamor ndersa një kumtesë ka mbajtur në këtë takim edhe Drejtori i Simpoziumit Vjetor të Politikës Bërthamore të NATO-s,Guy Roberts.
Jul Kasapi