E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce KZAZ pa kryetarin. Opozita bojkot komisioneve

Ka kohë që KZAZ-të në qytetin e Korçës, por edhe në komunat e bashkitë e tjera të këtij qarku kanë filluar punën për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 8 Majit.Sipas ligjit të zgjedhjeve këto organe duhet të kishin filluar punën të plotësuara me të gjithë anëtarët qëh në 20 janar po edhe pse po vjen 20 marsi në to mungojnë përfaqësuesit e Partive politike PS dhe PBDNJ.Mungesa e përfaqësuesit të PS, i cili sipas shortit në Korçë ka rolin e kryetarit të KZAZ -se, por edhe të anëtarit që do të përfaqësojë partinë e bashkimit të të drejtave të njeriut nuk është normale dhe pengon në funksionimin e këtij komisioni.

"Ne mirëpresim ardhjen në KZAZ e bashkisë së Korçës dhe të anëtarëve të PS dhe të PBDNJ me qëllim për ti dhënë një mbështetje më të plotë veprimtarisë dhe punës së komisionit zonal dhe që normalisht ne të kontribuojmë në një proces zgjedhor konform standardeve europiane. Është në detyrim të forcave politike që sa më shpejt megjithëse periudha ka kaluar, sa më shpejtë ata të paraqesij kandidaturat përkatëse dhe që ata të bëhen pjesë e komisionit zonal", tha Ardian Maho,Zëv/kr KZAZ. PD- Korçë.

KZAZ e Bashkisë Korçë si të gjitha KZAZ-të e vendit funksionojnë si KQZ pa përfaqësuesit e grupimit të majtë. Sipas Mahos kjo zvarritje është e qëllimshme dhe mund të ketë prapavijë politike sepse ul besueshmërinë e KZAZ-ve dhe mund të shfrytëzohet për të ngritur alibi negative për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 8 Majit në Korçë, por edhe në shkallë vendi.

Jorgjeta Gjançi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›