Wollfarth E keni Kodin ndryshimi pas 8 majit

Faktori ndërkombëtar në vendin tonë vijon të theksojë kërkesën për mosndryshimin e kodit zgjedhor. Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ashtu si ambasadori amerikan Arvizu një ditë më parë është shprehur nga Lezha se pregatitjet për zgjedhjet janë në përfiundimine tyre dhe nuk ka më kohë për ndryshime në kod.Kodi sipas Wollfarth mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të 8 majit.
“Tani nuk është koha për ndryshime në kod pasi pregatitjet për zgjedhjet janë në fazën e tyre përfundimtare dhe qytetarët kanë nevojë për siguri ligjore. Kodi actual ekzistues zgjedhor e jep këtë mundësi dhe një pjesë e kësaj sigurie është që të mos kemi ndryshime të papritura. Koha për ndryshime thelbësore do të vijë shumë shpejt kur të mbarojnë këto zgjedhje dhe të afrojnë të tjerat” tha Wollfarth.
Gjatë vizitës në qytetin e Lezhës ambasadori Wollfarth ka artikuluar edhe një herë rëndësinë që kanë për të ardhmen e vendit zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Lindita Kokaj Azhornuar së fundi ( e enjte , 17 mars 2011 )