amet kunder konsullit Ikonomu te largohet nga Korca

Do të vijojmë të kërkojmë largimin e konsullit grek nga shqipëria pasi veprimet e tij nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë kështu është shprehur nga durrësi Kreu i PDIU shpëtim idrizi duke prekur edhe temën më të diskutueshme të kohëve të fundit atë të rregjistrimit të popullsisë me anë të deklarimit të fesë dhe etnisë , gjë të cilën e ka vlerësuar të papranueshme.
"Ne do të kërkojmë me forcë që gangsteri me xhup të largohet nga Shqipëria. Dhe nëse nuk e largon qeveria shqiptare dhe nuk e shpall non grata jam i bindur që do ta largojnë me dhjetëra dhe mijëra të rinj shqiptarë. Kemi qenë zëri i parë i artikuluar qartësisht dhe me argumente kundra regjistrimit të popullsisë dhe futjes së dy elementëve opsionalë, fesë dhe kombësisë. Ne e kemi shënuar kombësinë tonë ditën që kemi lindur. Ne do të jemi dhe do të mbetemi shqiptarë dhe sigurisht që nuk do të lejojmë që dikush ta quajë dhe ta bëjë këtë regjistrim, fillimin e betejës për vorio-epirin", tha Shpetim Idrizi, kryetar i PDIU.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka nisur turin elektoral për zgjedhjet e 8 majit nga qyteti i Durrësit ku drejtuesit e saj kane deklaruar koalicionin e tyre me mazhorancen aktuale ne zgjedhjet e 8 majit Partia per drejtesi, integrim dhe unitet nuk do te kete kandidat të sajin per zgjedhjet e 8 majit ne bashkine e Durresit, por synon qe te fitoje disa keshilltare per keshillin bashkiak.
Aleks Kalemasi