Arvizu: KQZ-ja si KZAZ, e vetmja zgjidhje
19/05/2011 Ambasadori i SHBA-ve thirrje për qetësi dhe respektim të ligjit
“Nëse punohet brenda kuadrit ligjor, mendoj se përfundimi do të jetë i mirë”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, komentoi dje rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nisur me vendimin e KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit të ndodhura në kutitë e gabuara të votimit, ambasadori Arvizu e konsideroi këtë hap të ardhur si rezultat për të rregulluar mangësitë në mënyrën e ndërtimit të administratës zgjedhore. “Një problem, me sa e kuptoj unë, është se Tirana është unike në vend në kuptimin që vetëm kryeqyteti nuk ka komisionin e vet zonal kushtuar atij. Duket sikur vetvetiu KQZ-ja funksionon si komisioni zonal për Tiranën. Shumica e ekspertëve me të cilët kam folur mendojnë se kjo nuk është ide e mirë, sepse i merr KQZ-së paksa nga misioni i saj qendror, funksioni qendror. Megjithëkëtë, kështu është Kodi Zgjedhor; ka disa mangësi, por përbën bazën mbi të cilën të mund të zhvillohen zgjedhje”, - vuri në dukje diplomati amerikan gjatë një interviste dhënë në televizionin “Ora News”. Më tej Arvizu shtoi se “një gjë e tillë thekson gjithashtu rëndësinë që ka të ecim përtej zgjedhjeve të tanishme dhe të përqendrohemi te reformat, përfshi reformën e Kodit Zgjedhor. Mendoj se janë nxjerrë shumë mësime mbi bazën e këtyre zgjedhjeve. Duhet që disa prej tyre të zbatohen”. Njëkohësisht ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë u ndal dhe në rezultatin për Tiranën, e konkretisht për qëndrimin e KQZ-së mbi një çështje të tillë. “Mendoj se do të kishte qenë ide e mirë që KQZ-ja të kishte shpallur qoftë edhe rezultatet zyrtare paraprake, qoftë edhe si pikënisje. Mendoj se do të kishte qenë një hap i dobishëm, sepse do t’u kishte dhënë mundësi sfidave apo çështjeve pasuese, përfshi dh nëse duhen numëruar votat e devijuara apo të vendosura në kutitë e gabuara”, - nënvizoi Arvizu. Gjithashtu ambasadori në intervistën e tij bëri thirrje për qetësi, nisur nga fakti se “Kodit Zgjedhor dhe mjeteve të tjera ligjore u bëhen interpretime të ndryshme, por e rëndësishmja është që cilido të përpiqet të qëndrojë sa më i qetë që të mundet. Nëse njerëzit përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor dhe nëse përpiqen të shohin përtej zgjedhjeve, të shohin përpara te qeverisja, mendoj se përfundimi do të jetë i mirë”.
Qëndrimi
“Raporti paraprak i ODIHR-it theksoi se këtu ka polarizim të fortë politik. Kuadri ligjor, sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, por për shkak të polarizimit politik – dhe këtë e shohim haptas në KQZ – duhet të ketë një dëshirë nga të dyja palët për të gjetur emërues të përbashkët për të ecur përpara. Jam besimplotë se njerëzit mund ta bëjnë.”
Negociatat
“Jam duke bërë përpjekje për të dëgjuar cilindo se cilat janë perspektivat e tyre mbi situatën. Mendoj se duhet të jemi të sinqertë: kjo është një situatë e vështirë. Shumë njerëz ndihen të frustruar, edhe emocionalë. Mendoj se e rëndësishmja është, aq sa është e mundur, që të gjitha palët të përpiqen të punojnë brenda kuadrit ligjor.”
“E dimë që rezultatet paraprake nuk u bënë zyrtare, por të gjithë e dimë se cilat ishin rezultatet paraprake. Shpresoja që kjo do të formonte bazën mbi të cilën do të ecnim të gjithë përpara. Shumë njerëz në atë kohë i përshkruan si zgjedhje të mira. ǒështë më e rëndësishmja, fitoi populli shqiptar. Është disi e pafat që sot jemi në këtë situatën.”