BE: Palët të presin rezultatin dhe të vetëpërmbahen
19/05/2011 Deklarata e Butler
Bashkimi Europian bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe maturi dhe për respektimin e ligjit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e komisionerit europian të zgjerimit Stefan Fyle, Natasha Butler, deklaroi dje se rezultatet e zgjedhjeve duhet të përpunohen sa më shpejt ndërsa aktorët politikë që mund të kenë ankesa ndaj procesit duhet ti paraqesin ato pas shpalljes së rezultateve. “BE bën thirrje dhe inkurajon të gjitha palët qofshin parti politike, individë apo institucione shtetërore por vecanërisht komisionit qendror të zgjedhjeve që të ruajnë atmosferën konstruktive që mbizotëroi ditën e zgjedhjeve, në këtë fazë të fundit të procesit elektoral. Të respektohen rregullat dhe të ushtrohet vetëpërmbajtje. Sicc e dini kemi thënë që në fillim se këto zgjedhje duhet të jenë në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe ky është një prej prioriteteve kyce që u përmend në opinionin e publikuar nga KE vitin e kaluar, kështuqë padyshim komisioni do të vlerësojë procesin zgjedhor të 8 majit në raportin e këtij viti, pasi është një nga etapat kryesore të prioriteteve që kemi përcaktuar. Mendoj se nëse ka ankesa nga aktorët politikë, ato duhen bërë pas përpunimit të rezultateve gjë që duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Butler shtoi se është e rëndësishme që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të veprojnë me maturi dhe se kjo është një thirrje që BE e ka përsëritur disa herë