Topi rikthen per shqyrtim ligjin Per menaxhimin e integruar te mbetjeve

Ne nje deklarate te publikuar ne faqen zyrtare te presidences thuhet se kreu i shtetit Bamir Topi ka rikthyer per rishqyrtim ne Kuvend ligjin Per menaxhimin e integruar te mbetjeve pasi ka mosperputhje dhe dispozita jashte objektivit te vete ligjit. Ne argumentimin e bere nga kreu i shtetit thuhet se i tere ligji pershkohet nga rregullat dhe procedurat per kryerjen e ketij proces-menaxhimi por parashikimi i nenit 49 vleresoj se del jashte qellimit te ligjit per importin e mbetjeve ne Republiken e Shqiperise. Sipas Topit ne nje kohe kur i tere ligji i eshte dedikuar marrjes se masave dhe kryerjes se procedurave per menaxhimin mjedisor te mbetjeve ne Shqiperi si nje problem i rende dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot krijimi i mundesive per import te mbetjeve te vendeve te tjera duket se bie ndesh me qellimin e deklaruar per minimizimin e mbetjeve ose pakesimit te ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve apo pakesimit te ndikimeve negative te pergjithshme nga perdorimi i burimeve. Me tej kreu i shtetit ne argumentimin e tij ka theksuar gjithashtu se neni 49 vjen ne kundershtim edhe me objektin e ligjit te shprehur ne dispoziten parimore te tij neni 2 pika 1 ku percakton objektin e ligjit duke parashikuar se dispozitat e tij zbatohen per menaxhimin e mbetjeve ne territorin e Republikes se Shqiperise. Sipas kreut te shtetit gjithashtu neni 2 pika 2 e ligjit parashikon se ligji percakton rregullat e pergjithshme per menaxhimin e integruar te mbetjeve perfshire parandalimin ose pakesimin e ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i tyre permes pakesimit te perdorimit te burimeve bie ne kundershtim me piken e pare te nenit 49. E konsideroj se nje dispozite e tille eshte ne perputhje me objektivin e krijimit te nje mjedisi sa me te shendetshem por neni 49 i ligjit duke parashikuar dhe lejuar importin e mbetjeve ne territorin e Republikes se Shqiperise jo vetem qe nuk ndihmon ne arritjen e ketij qellimi pra ne parandalimin ose pakesimin e ndikimeve negative nga krijimi i mbetjeve por ai shton edhe perdorimin e burimeve te mbetjeve. Kjo ben qe dy dispozitat te bien ne kundershtim me njera - tjetren dhe neni 49 gjithashtu te kufizoje mundesine e arritjes se objektivit kushtetues per nje mjedis te shendetshem ka theksuar presidenti Topi. Me tej kreu i shtetit ka theksuar se kthimi i ketij ligji eshte per tiu nenshtruar edhe njehere shqyrtimit dhe synon realizim sa me te mire te qellimit per te cilin eshte miratuar nga ana e deputeteve menaxhimin e mbetjeve ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shendetit te njeriut. Me pas Topi duke iu drejtuar deputeteve thekson se mbetet i mendimit se ligji ka nevoje per permiresime ne drejtimet e mesiperme por gjykon se cdo variant i ofruar duhet te jete ne pajtim me objektivat sociale qe Kushtetuta ka vendosur qe institucionet dhe shoqeria shqiptare duhet te kene ne raport me jeten tone dhe brezat e ardhshem.