E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PD-ja e ndarë në tresh. Të treja s`bëjnë shumicë

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së se Rama u thotë të tijve se do fitojmë nga Bamiri dhe Kreshniku.

Ndërsa i ka cilësuar si shpifje deklaratat e kreut të qeverisë Rama ka theksuar se PD-ja është e ndarë në tresh dhe nuk përbën më shumicë. Shpifja e ditës: Edi Rama u thote të tijve do fitojmë nga Kreshniku!E vërteta: PD është ndarë në tresh dhe të treja PD bashkë s`bëjnë shumicë! shkruan Rama

Ai ka theksuar më tej se ora e kryeministrit ka ngecur në të shkuarën duke theksuar se sulmet ndaj opozitës nuk mund të ofrojnë zgjidhje për problemet që po kalon vendi. Shpifjet s`janë vizion. Fyerjet s`janë program. Sulmet ndaj opozitës s`janë zgjidhje për problemet e vendit. Programi ynë për një Rilindje Shqiptare është rruga që bashkë me qytetarët do të hapim drejt Bashkimit Europian për një Shqipëri Europiane thekson më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›