Arvizu ndjek nga afër punimet e Kuvendit
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu është i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit. Arvizu po ndjekë nga afër zhvillimet e seancës plenare ku po diskutohet projektligji për amnistinë fiskale.
Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do ta votojë projektligjin për amnistinë fiskale pasi sipas saj qeveria është duke e përdorur ligjin për fushatë elektorale.
Duke folur në seancën plenare deputeti I PS-së Pandeli Majko theksoi se amnistia po përdoret nga qeveria politikisht pasi projektligji shfaqet në dy variante.
“Kjo është një histori politike që qeveria do të tregojë që meqënëse ne nuk miratojmë amnistinë atëherë është mbetet varianti i detyruar për të miratuar faljen” theksoi Majko.