eshtjet qe presin zgjidhje nga kryebashkiaku i ardhshem
Bashkia e Beratit ka 64 mije banore te ndare ne kater rajone. Ne tre mandatet e fundit kjo bashki eshte qeverisur nga Partia Socialiste. Aktualisht per zgjedhjet vendore te 8 majit kjo parti rikandidon kryetarin aktual te bashkise Fadil Nasufi i cili do te jete perballe me kandidatin e PD-se Ilir Decolli qe eshte drejtor i DRSKSH-se dhe kandidon per here te pare.
Problemet kryesore te qytetit lidhen me sistemimin e zones muzeale ne tri lagjet karakteristike ne lagjet Kala Mangalem e Gorice. Ne keto lagje mungojne hidrantet qe perdoren per mbrojtjen nga zjarri mungon ndricimi publik kanalizimet e ujerave te larta e te zeza. Nje problem me vete eshte edhe mirembajtja e banesave karakteristike qe jane monumente kulture.
Lumi Osum ka nevoje urgjente per nderhyrje ne argjinature ne menyre qe te parandalohen daljet nga shtrati qe kane qene te shpeshta. Nje tjeter problem mbetet ai i mungeses se nje sheshi per depozitimin e mbetjeve urbane. Edhe rrjeti i ujesjellesit te qytetit eshte i amortizuar krejtesisht. Po keshtu shqetesim eshte dhe infrastruktura rrugore dhe mungesa e sinjalistikes.
Shkalla e larte e varferise ne qytet dhe integrimi i komunitetit rom jane dy problemet sociale me te ndjeshme te perfshira edhe ne platformat elektorale te dy kandidateve. Por Berati 2400-vjecar pasuri e UNESCO-s ka edhe mungesa te medha ne jeten kulturore qyteti nuk ka kinema ndersa muzeu historik ka mbetur pa shtepi.