Topi Te thellohen marredheniet me Kosoven
Presidenti Bamir Topi priti dje kryetarin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves Enver Hasani dhe delegacionin qe e shoqeron gjate vizites zyrtare ne vendin tone. Kreu i shtetit shqiptar shprehu vullnetin dhe angazhimin institucional qe ne respekt te Kushtetutes dhe te ligjit te kontribuoje ne konsolidimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe mes dy vendeve tona ne sherbim te zgjerimit dhe thellimit te marredhenieve shume te mira midis institucioneve te drejtesise te shtetit shqiptar dhe atyre te shtetit te Kosoves. Nga ana e tij zoti Hasani siguroi se institucioni qe ai drejton do te vazhdoje te konsolidoje bashkepunimin me Gjykaten Kushtetuese te Shqiperise si dhe do te punoje akoma me shume ne drejtim te forcimit te shtetit te se drejtes ne Kosove.