Ne axhende amnistia dhe afati per komisionin Halimi
Fushata elektorale e zgjedhjeve te 8 majit do te transferohet nga rruga ne sallen e Parlamentit. Sot ne Kuvend do te diskutohen dy pika shume te rendesishme njera prej te cilave eshte debatuar prej kohesh dhe lidhet me faljen direkte te gjobave te bizneseve. eshtja e dyte do te jete shtyrja e afatit te veprimtarise se komisionit hetimor te Kuvendit per ngjarjen e 21 janarit. Te dyja keto ceshtje pritet te perdoren si gur fushate nga deputetet e dy kampeve te medha. Anetaret e mazhorances kane kerkuar me shume kohe per te zbuluar te ashtuquajturit ne ditet e nxehta te fundjanarit dhe fillimshkurtit si puciste. Opozita nga ana tjeter ka shprehur shqetesimin per shtyrjen e afatit te nje tjeter komisioni hetimor qe ben fjale per hetimin e veprimtarise se Kuvendit. Megjithese opozita hartoi nje leter drejtuar Kryetares se Kuvendit nuk ka marre ende nje pergjigje lidhur me afatin ligjor qe do te kete ne dispozicion ky komision. Madje jo vetem kaq por nuk e ka perfshire ate as ne rendin e dites se sotme te punimeve te Kuvendit. Projektligji Per legalizimin e kapitalit dhenien e amnistise per disa vepra penale dhe faljen e nje pjese te borxhit tatimor e doganor do te votohet sot mbi bazen e dy varianteve. Varianti i pare kerkon domosdoshmerisht 84 vota per te cilin mazhorances i duhen edhe votat e opozites.