Arvizu takon Nanon. Mediat: Ambasadori negocioi për emrin e Fullanit
Share
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar në një nga lokalet e Tiranës, kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano. Ndërkohë e përditshmja Panorama shkruan sot se ambasadori amerikan ka negociuar për emrin e Guvernatorit Ardian Fullani për postin e presidentit. Gazeta shkruan se ambasadori ka negociuar mes Ramës, Berishës dhe Blushit. Gazeta shton se Berisha ka qenë i gatshëm të votojë Fullanin në raundin e tretë. Por kundërshtimi ka ardhur nga Edi Rama. Opozita e pati kundërshtuar Fullanin edhe për rizgjedhjen në krye të Bankës së Shqipërisë.