E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Jam kandidat konsensual, por mund të zgjidhem edhe me 71 vota

Share

Pas takimit me ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, është shprehur optimist se mund të zgjidhet në krye të shtetit shqiptar. Nano tha se e sheh veten si një kandidat konsensual, por mund të zgjidhet edhe me 71 vota president.

“Jam optimist se do ta fitoj garën për president. Zgjedhja e presidentit duhet të jetë konsensuale. Unë do të largohem nga gara vetëm kur të zgjidhet presidenti. Mund të the se jam një kandidat konsensual, por kam bindjen se mund të zgjidhem edhe me 71 vota, ka thënë Nano pas takimit me Arvizu.

Nano është shprehur se do të vazhdojë kontaktet për të shkëmbyer informacione, ndërsa ka theksuar se zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës të bëhet pa tensione.

“Nëqoftëse bëhet një garë e lirë dhe e ndershme unë jam optimist se mund ta fitoj atë“, tha Nano për gazetarët, duke shtuar se  do të largohet nga gara qetësisht kur të zgjidhet kreu i ri i vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›