As Apeli s‘ka mëshirë për Pukën e Sarandën
Komisioni i Apelit pranë FSHF-së, i mbledhur të shtunën e 14 marsit 2009, ka marrë në shqyrtim reklamimet e paraqitura pranë tij nga klube e lojtarë të interesuar, por edhe nga sektori i garave. Pika kryesore e kësaj mbledhjeje të radhës së Apelit ka qenë apelimi i bërë nga Tërbuni dhe Butrinti ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës, sipas të cilit, për shkak të dhunës së pa precedent në takimet përkatëse kundër Kastriotit dhe Memaliajit, të dyja skuadrat në fjalë janë përjashtuar nga sezoni aktual, janë pezulluar për 2 sezonet e ardhshme nga aktiviteti kombëtar dhe kanë zbritur një kategori më poshtë. Edhe Komisioni i Apelit nuk ka pasur asnjë pikë mëshire për pukjanët dhe delvinjotët, për të cilët ka lënë në fuqi përjashtimin 2-vjeçar dhe zbritjen një kategori më poshtë. Më konkretisht, ja edhe vendimet e marra nga Apeli në mbledhjen e tij të radhës, mbajtur më 14 mars 2009.