As të infiltruarit se gjetën vrasësin e Vilës
26/03/2005 Bashkëpunëtorë të policisë jetuan me të dyshuarit në qeli
Prokuroria duket se ka kryer të gjitha procedurat e mundshme hetimore për të zbardhur vrasjen e biznesmenit të njohur të hekurit, Florian Vila, më 9 prill të vitit 2003. Veç punës operative, përgjimit të telefonatave dhe marrjes së deklarimeve të dëshmitarëve okularë, Prokuroria ka infiltruar edhe persona, të cilët kanë kontaktuar me të dyshuarit si autor të mundshëm të kësaj ngjarje. Ndonëse të infiltruarit kanë qëndruar edhe në burg me të dyshuarit paraprakë, nuk është arritur të gjendet asnjë provë ndaj tyre. Madje, asnjë prej të dyshuarve nuk ka pohuar ndonjëherë diçka rreth kësaj ngjarje, që të ngjallte dyshime se të paktën mund të kishin dijeni për autorët.
Infiltrimi
Duke mos gjetur asnjë provë konkrete apo gjurmë të autorëve në vendngjarjen e vrasjes së Florian Vilës, Prokuroria dhe policia kanë parë të arsyeshme infiltrimin e një personi, i cili ka qëndruar me të dyshuarit. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se i infiltruari ka hyrë edhe në burg, ku ka ndenjur së bashku me të dyshuarit, të cilët edhe këta janë ndodhur në qeli. Por burimet e akuzës nuk bëjnë të ditur emrat e personave, të cilët kanë qenë të dyshuar për shkak të sekretit hetimor dhe, pasi ndaj tyre nuk është gjetur ndonjë provë konkrete. Burimet thonë se, fillimisht u punua operativisht nga policia, e cila arriti të gjente informacione rreth disa emrave të dyshuar si autorë të mundshëm. Por ndaj të dyshuarve nuk u arrit të sigurohej asnjë provë konkrete. Për këtë shkak, u vendos që të infiltroheshin persona, të cilët kishin kontakte me të dyshuarit. Madje, disa prej të dyshuarve ndodheshin në qeli. Dhe është bërë e mundur që të infiltruarit të kenë qëndruar me ta edhe në burg. Burimet thonë se, ata kanë qëndruar gjatë në qelitë e të dyshuarve, por nuk kanë arritur të vjelin ndonjë informacion të vlefshëm prej tyre. Ndërsa nga bisedat që të infiltruarit kanë kryer me të dyshuarit, vërtetohet e kundërta, sqarojnë burimet. Ato theksojnë se prej këtyre bisedave janë venitur dyshimet ndaj personave në fjalë.
Hetimi
Hetimi për vrasjen e bosit të tregtimit të hekurit, Florian Vila, po kryhet nga Prokuroria e Kimeve të Rënda. Kjo, pasi ka disa pista të dyshuara si motive të ngjarjes, ku një prej tyre është edhe ajo e gjobëvënies, që është në kompetencë të kësaj prokurorie. Nga burimet e organit të akuzës, mësohet se janë mbledhur informacione operative të vlefshme. Por ende nuk është arritur të gjendet ndonjë provë konkrete. Mësohet se janë përgjuar për periudha të caktuara biseda telefonike të personave të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje, si dhe atyre që mendohet të kenë dijeni. Burimet theksojnë se nuk është arritur të sigurohet asnjë provë që të korrespondojë me dyshimet dhe informacionet e marra operativisht. Për këtë shkak, policisë i është deleguar disa herë të kryej veprime hetimore. Por deri tanimë nuk është arritur në një emër konkret të dyshuar në bazë të provave materiale, përfundojnë burimet e Prokurorisë.
Biznesmeni i hekurit u vra në portën e shtëpisë
Florian Vila, bosi i tregtimit të hekurit, u ekzekutua mbrëmjen e 9 prillit të vitit 2003, para rezidencës së tij “Flevi”, në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dhe policisë, Vila po kthehej në rezidencë, por një autoveturë ka qenë duke e ndjekur. Sipas dëshmive të okularëve, duket se Vila e ka kuptuar qëllimin e dy personave që ndodheshin në autoveturën pas tij. Në atë moment, ai i ka dhënë gaz në maksimum “Benz”-it të tij, duke shtyrë derën e blinduar të oborrit. Por nuk ka mundur ta shqyejë portën e bërë me hekur të cilësisë së lartë. Në atë moment një prej ekzekutorëve ka dalë nga makina dhe është drejtuar drejt Florian Vilës, i cili kishte mbetur në grackë. Ai ka qëlluar disa herë ndaj biznesmenit dhe kur është bindur se ky i fundit kishte ndërruar jetë është larguar me mjetin që kishte. Por asnjë prej dëshmitarëve okularë nuk ka mundur të identifikojë vrasësit, të cilët mbeten ende enigmë për policinë. Fillimisht u hodhën disa pista, të cilat u hetuan dhe u verifikuan nga Prokuroria. Por nuk u arrit të konkludohej në një version zyrtar. Kjo, pasi veç disa gëzhojave autorët nuk kishin lënë asnjë gjurmë. Burimet e organit të akuzës shprehen se, ende nuk ka ndonjë emër konrekt që mendohet si autor i mundshëm i kësaj vrasje, pasi nuk ekziton anjë provë që të implikojë të dyshuarit.
Vrasjet e bujshme në Tiranë, ende të pazbardhura
1- Florian Vila, 38 vjeç, biznesmen i tregtimit të hekurit, i vrarë më 9 prill të vitit 2003. Dyshohet të jetë ekzekutuar për shkak të konkurrencës në biznes ose për probleme personale. Asnjë i dyshuar si autor i vrasjes së tij
2- Fatmir Rama, 35 vjeç, pronar i kompleksit sportiv “Kartodrom” në Tiranë, i vrarë më 29 mars të vitit 2003. Dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje. Një nga autorët e akuzuar Lavdërim Tufa nga Lundra
3- Myftar Çela, 45 vjeç, pronar i një kompleksi pularie në Shkodër dhe president i “Vllaznisë”. I vrarë më 14 qershor të vitit 2003. Dyshohet të jetë vrarë për borxhe. I arrestuar si ekzekutor Bajram Mulaj
4- Arben Fodulli (Pojani) 34 vjeç, tregtar i njohur i mishit, pronar butiqesh dhe floktoresh, i vrarë më 22 gusht të vitit 2003. Dyshohet të jetë vrarë nga frika e një hakmarrje të mundshme për vëllanë e tij, të ekzekutuar në vitin 1998, Petraq Fodullin. Autorët ende të pazbuluar
5- Ledio Bejleri, 28 vjeç, pronar i një dyqani në Tiranë, u ekzekutua me dy plumba në kokë, ndërsa ngjiste shkallët e pallatit për të shkuar në shtëpi më 30 shtator të vitit 2003. Dy persona të maskuar, të cilët nuk lanë asnjë gjurmë, e kanë ndjekur dhe e kanë qëlluar pas shpine drejt e në kokë dhe pastaj u larguan me motor. Ai ndërroi jetë pesë ditë më pas në spital për shkak të plagëve të rënda. Një vrasje mafioze pa ndonjë motiv konkret. Policia nuk ka ndonjë pistë konkrete apo emër të dyshuar si autor, pasi nga verifikimet nuk rezultoi që ai të kishte pasur konflikte të forta në të kaluarën
6- Vajdin Lame, president i Federatës së Boksit dhe biznesmen i njohur në kryeqytet, u ekzekutua më 28 shkurt 2005 së bashku me mikun e tij, Artan Arsi. Po ngjitej me ashensor për në banesën e tij në një pallat pranë stadiumit “Qemal Stafa”, kur ka shpërthyer një sasi eksplozivi që i ka marrë jetën. Në hetim konflikte të mundshme për shkak të detyrës që kishte kryer si drejtor policie, për shkak të kokurrencës në biznes etj. Ende asnjë emër konkret i dyshuar si autor, bazuar kjo në prova.