Kate Bosworth dhe Orlando Bloom rikthehen bashkë
26/03/2005 Kate Bosworth lidhet sërish me Orlando Bloom. Ose më mirë, Orlando Bloom rifiton zemrën e Kate Bosworth. Çifti, që ishte lidhur prej dy vjetësh, u nda në janarin që shkoi. Aktori 28-vjeçar e kishte njohur Kate në sheshxhirimin e një reklame të markës "GAP" në vitin 2003, por dy muaj më parë u ndanë për shkak të impenjimeve të shumta në punën e të dyve, që e mbanin larg njëri-tjetrit. Por, Orlando të shtunën e kaluar harxhoi 6 mijë dollarë për të paguar një dhomë hoteli në Beverly Hills, për të biseduar me ish-të dashurën e tij mbi të ardhmen që i priste bashkë. Për gazetën angleze The Sun, ai është shprehur se, ajo ka pranuar t’i japë një shans të dytë. "Askush nuk mund ta dijë – pohon aktori, që së shpejti do të jetë protagonist në filmin Mbretëria e Qiellit – se si do t’i shkojë filli. Po ecim ngadalë. Tani Kate duhet të largohet për dhjetë ditë dhe këtë mbrëmje të fundit do ta kalojmë bashkë".