E Diel, 1 Nëntor 2026

Flokët, triumf i stilit të 1800-ës

26/03/2005  Si një pikturë neoklasike, pararafaeliane ose impresioniste. Në pasarelë, ide të kapjes së flokëve sipas modës së 1800-ës. Ku mund të zgjedhësh për një rast të rëndësishëm ose thjesht edhe për t’u ndjerë më e ëmbël, femërore, romantike

Borgjeze

Elegante, pa ndonjë strukturë të përcaktuar qartë dhe e butë, ky topuz që mund të bëhet me flokë shumë të gjatë parashikon një përdorim të vëmendshëm dhe me shumë fantazi të bishtit. Sekreti? Krihi flokët me kokë poshtë para se t’i kapësh, që të mund të marrin sa më shumë volum (Yohji Yamamoto P-V ‘05)

Neoklasik

E sofistikuar, por me thjeshtësi ama. Mjaft të lidhësh flokët në formën e një topuzi klasik, duke lënë dy cullufe anësore në formë kaçurrelash të vogla. Si mund të bëhet? Njomini paksa flokët dhe rrotullojini në bigudina të vogla ose rreth një furçe të rrumbullakët. Pastaj, pasi të jenë tharë, krihi vetëm me gishta (Yves Saint Laurent P-V ‘05)

Fantashkencë

Shkëlqim alien për një paraqitje që luan me një frizurë të pambuktë. 'Punoji' flokët me një piastër të veçantë, pastaj fryji duke u marrë me cullufe të veçanta me një krehër me bisht. Në fund, bëj një vijë ndarëse në mes, rrotulloji flokët nga poshtë dhe fiksoji në qafë me disa karfica (Alexander Mc Queen P-V ‘05)

Si një balerinë

Asgjë nuk është më seksi se sa “qepujka” tipike e balerinave të baletit klasik. Për të bërë sa më aktuale këtë krehje tepër klasike, mjafton t’u japësh flokëve një efekt prej të pakrehure, sikur sapo të kishit dalë nga një leksion lodhës (Sportmax P-V ‘05)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›