E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon Espinet: “Do të jetë një verë gjithë ngjyra”

26/03/2005  Grimieri i famshëm i markës MAC risjell edhe një herë tendencat aktuale nëpër pasarelat pranverë-verë 2005 në Nju-Jork, Londër dhe Milano

Çfarë lloj femre do të jetë ajo e sezonit PV ‘05?

“E sofistikuar, një tip absolutisht elegant dhe e lavdishme. Një femër që kujdeset jashtëzakonisht për pamjen e vet të jashtme, që bën tualet, ka thonjtë të lyer dhe ka bërë një pedikyr që s’ka ku të kapet”.

Cili do të jetë rregulli për këtë sezon të ri?

“Shumë ngjyra. Po rikthehen në modë nuancat e shndritshme dhe gjithë jetë: blutë, ngjyrat e ‘ujit’, jeshilet... Të gjitha të përdorura mbi sy për të krijuar efekte të mrekullueshme, që synojnë te përzierja dhe sfumaturat. Pastaj, natyrisht, është edhe ngjyra e artë... sepse pranverë do të thotë dritë”.

Po përsa i përket lëkurës, ngjyrës së saj?

“Detyrimisht një efekt golden touch (prekje e artë) për të nxjerrë sa më në pah një lëkurë të përkryer”.

Cilët janë ekuilibret që duhen parë më me kujdes?

“Kur përdoren ngjyra të ndezura, rregulla është: nëse zgjedh një ngjyrë shumë të fortë në sy, ngjyra e buzëkuqit duhet të jetë sa më e natyrshme. Dhe anasjelltas. Duhet bërë një përdorim ‘i kujdesshëm’ i ngjyrave: tualeti duhet të duket 'i ndërtuar mirë', por thjesht i sofistikuar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›