E Diel, 1 Nëntor 2026

Greket : Duam Sotir Ninin ne Kombetare !

Nga Greqia, Arlind Ciri
Menjëherë mbas tufanit "El-Nino" që përshkoi median sportive të Greqisë me debutimin e madh të shqiptarit nga Himara, Sotir Nini, drejtuesit e sportit grek u hodhën në lëvizje sa më të shpejtë që futbollisti shqiptar të pajiset me pashaportë greke për të luajtur në ekipet zinxhir të Greqisë. Një ndikim të madh këtu ka dhënë dhe intervista e Pirro Dhimës në shtypin grek, i cili duke u krenuar për Himarën që nxjerr talente të medha ka thenë: " Nini është elinaras ( grek i madh ne shpirt)". Mediat greke tashmë po i bijnë trombetave që të dalin përpara federatës shqiptare për ta aktivizuar Ninin, qoftë dhe në një ndeshje futbolli të ekipeve Shpresa të Greqisë qe futbollisti më i talentuar i sotëm në Greqi të mos humbasë për ata. Me të vërtetë të vjen keq që drejtuesit e federatës rrijnë duar kryq aq më tepër punonjësit e tyre në Greqi që janë ngarkuar me këtë detyrë. Nuk ka mundesi sesi ky lojtar super i talentuar t'i ketë shpëtuar syrit të zbulueseve shqiptare të federates kur ai ka luajtur me të rinjtë e Panathinaikosit dhe tashmë në javën që kaloi u shpall dhe futbollisiti më i mirë i javës në Superligën greke. Një zgjidhje e vetme ka në kësi rastesh. Aktivizim i shpejtë i futbollisti shqiptar në Kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore të rradhës. Sotir Nini i tregoi vlerat e tij tërë Greqisë e cila dëshiron ta vendosë në ekipin e kampionëve të sotëm të Europës. Talentet e medha shqiptare të futbollit europian nuk mund të kalojnë nga ekipet zinzhir të Kombetares shqiptare duke humbur kohë në to. Kujtoni rastin e Lorik Canes i cili refuzoi të laujë me Shpresën e Shqipërisë duke thënë "se do të luante vetëm me Kombëtaren Shqiptare, përndryshe do të zgjidhte Kombëtaren e famshme të Frances". Dhe sot e dimë se kush është Lorik Cana: lojtari më i mirë shqiptar. Sotir Nini është shpallur në moshë 17-vjecare lojtari më i mirë i Greqisë me të rriturit. Cfarë do të presin drejtuesit e Kombëtares shqiptare qe ta përfshijnë në ekipin kombëtar që zënë vendet e fundit të renditjes në Europë, ndërkohë që Kampionia e Europës po bën cmos që ta thërrasë atë në radhët e saj. Bujë po bëjnë emrat e rinj të Olimpiakosit si 18-vjecari i ardhur nga Norvegjia, Jahmir Hyka, ashtu dhe 17-vjecari Renaldo Rama. Ky i fundit ashtu dhe si Nini po vihen ne presion për të marrë nënshtetësinë greke për të luajtur me Kombëtaren e Greqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›