Bogdani: “Konkurrenca, një faktor stimulues”

Albania-Sport (AS) - Dita e parë nga bardhezi në verdheblu e sulmuesit shqiptar Erjon Bogdani kishte një shioje të vecantë (shënoi edhe një gol në testin e Kievos me Shpresat 5-1). "Zgjodha Kievon pasi kam patur tashmë një eksperiencë në Verona dhe është një qytet në të cilin jam ndjerë mirë. E vlerësoj Kievon si një shoqëri optimale, e cila në vitet e fundit ka arritur rezultate të mira. Besoj në projektin e Kievos dhe shpresoj t'ia dal për ta ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat e saj. Megjithatë nuk bëj premtime, shpresoj t'ia dal të integrohem në grup sa më shpejt të jetë e mundur në të këtë grup. Këtu njoh tashmë Italianon, Lanna-n, Zancheta-n, Mandelli-n; të tjerët e kam takuar si kundërshtar. E di se këtu do të ketë konkurrencë, por e vlerësoj si një fakt pozitiv dhe stimulues"
Burimi: republica.it