E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela në Klinikën e Esenit, Sander ndryshon sistemin e lojës

Albania-Sport (AS) - Ervin Skela do të trajtojet në një klinikë të specializuar mjekësore të qytetit gjerman Essen, ndërkohë që trajneri i Energie Cottbus, Patrik Sander do t'i duhet të planifikojë sërish një sistem të ri pune dhe skeme. Gjendja shëndetsore e shqiptarit është në rend të ditës, ndërkohë që trajneri i Cottbus përgatitet në Antalya të Turqisë. "Ne jemi të bindur për kualitetin e ti, ne do të vazhdojmë të besojmë edhe më tej te ai", ka pohuar kryepankina e Cottbus. Shqiptari 30-vjecar do të trajtohet në klinikën e Essen-it për një trajtim të vecantë në lidhje me diagnozën e shkakut nga vinë problemet me vlerat e gjakut. "Ne shpresojmë, që Ervini të shërohet shumë shpejt. Ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në sistemin tonë të lojës", theksoi 46-vjecari Sander, teksa parasysh ka Skelën si një fantazist. Rolin e Skelës në ndeshjen e Energie Cottbus kundër Dinamo Minsk (3-1) luajti Daniel. Gunkel.

Burimi: wz-newsline.de

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›