Maqedoni: Shkëndija nuk lëshon Emurllahun në Vardar

Shkëndija'79 pasi arriti të përforcohet me Aleksandar Toleskin (Cementarnica‘55), nga radhët e saja menjëherë u largua Burhan Emurllahu, i cili kishte paralajmëruar më herët se dëshiron të kaloj në radhët e skuadrës shkupjane, Vardari. Drejtori sportiv i Shkëndijës, Qatip Osmani thotë se para disa ditësh Emurrllahu ka kërkuar fletë cregjistrimin nga kryesia e klubit.
"Ai ka firmosur për Vardarin në mënyrë joligjore, pasi dokumentet e futbollistit janë në klubin tonë. Ne do të presim se cfarë vendimi do të marrim në Këshillin Drejtues të skuadrës sonë", ka pohuar Osmani.
Ndërkohë futbollisti Burhan Emurllahu ka deklaruar se me klubin e Shkëndijës, ai nuk ka kontratë profesionale. "Unë dokumentet i kam te Shkëndija, por nuk kam kontratë, e cila më obligon të qëndroj edhe këto gjashtë muaj në Tetovë. Jam futbollistët i lirë", është shprehur Emurrllahu, duke shtuar se nuk i ka marrë të hollat e kontratës nga Shkëndija, dhe kjo është arsyeja që kërkon të jetë i lirë.
Lajmi i fundit – Shkëndija se lëshon Emurrllahun
Kryesia e K.F. "Shkëndija‘79", në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme ka vendosur që mos t'ia jap dokumentet futbollistit Burhan Emurllahu. "Kështu është vendosur në mbledhjen e kryesisë së klubit. Ndërkohë skuadrat që interesohen për shërbimet e sulmuesit duhet ti paguajnë dëmshpërblim Shkëndijës. Burhan Emurllahu duhet të paraqitet në grumbullimin e parë të skuadrës së Shkëndijës me 15 janar, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese", është shprehur zëdhënësi i Shkëndijës, Hasan Tahiri.
Vullnet Dauti